Video

21/06/2013 17:21:14

Fushatė gangsterėsh, jo shtetndėrtuesish

nga Redan Bushati






SHKODER - Qė pjesa mė e madhe e kandidatėve pėr deputetė kanė lidhje tė forta me biznesin dhe me krimin e organizuar, kjo ėshtė mė se e ditur prej shqiptarėve me sy e veshė e dy pare mend. Fatkeqė, tė rraskapitur e drobitur nga papunėsia dhe varfėria e tmerrshme, pakkush e ka problem tė bėjė “aleancė” me botėn e fėlliqur tė biznesit tė ngritur mbi allishverishe apo krimin e organizuar. Shumica rendin drejt njė vendi pune, me tė cilin mendojnė tė mbajnė familjet e tyre, por mbytin tė ardhmen, shpresėn dhe bėrjen e njė shteti nė pėrputhje tė plotė me vlerat demokratike. Kur tė instalohen kėto vlera, atėherė askush s’ka nevojė tė shpupurishet pėr tė mbledhur vota, pėr ta bėrė faqen shollė dhe pėr tė thirrur nė ndihmė botėn e krimit veē e veē pėr njė vend pune. S’ka nevojė, pasi sistemi i arrirė demokratik tė jep punėn nė bazė tė kapaciteteve zotėruese. Nėse je inxhinier ndėrtimi, nuk kap matrapikun dhe u vėrsulesh rrugėve tė Shqipėrisė, po pozicionohesh nė profesionin pėr tė cilin ke studiuar e je pėrgatitur. Nuk mund tė ndodhė qė tė mbarosh pėr drejtėsi e tė shėrbesh si kamerier nė restorantet e Tiranės. Kjo ėshtė e pamundur. Pra, pėr tė gjitha kėto mė mirė tė vuajmė edhe ca vjet e tė mendojmė pėr tė ardhmen, sesa tė gjejmė sot njė punė fėt e fėt e tė djegim tė nesėrmen. Ē’tė mbjellėsh do tė korrėsh.

Nėse bashkėpunon me botėn e krimit, e nesėrmja nuk mund tė jetė kurrsesi e sigurtė. Po qe se s’bėhesh kriminel, sė paku je dėshmitar okular i krimit tė ndodhur, tė cilit i ke dhėnė edhe njė dorė, qoftė dhe tė vogėl. Duhet ndryshim, njė ndryshim jo si ky qė premtohet prej 23 vjetėsh, por pėrmbysje tė kėsaj klase politike, me shpresėn se diē mund tė bėhet: mė keq assesi, shumė mė mirė ndoshta jo, por mė mirė sesa sot me bindje tė plotė po qė po.

Pjesa mė e madhe e kandidatėve janė tė lidhur me fijet e krimit, botėn e pistė tė biznesit, prostitucionin, drogėn etj. Ka edhe asisoj qė, ndonėse nuk kanė asnjė lidhje me kėtė botė antivlerash, gjatė fushatės zhangėllojnė ndjeshėm. Vini re! Njė pjesė e kėtyre kandidatėve tė papėrlyer gjatė takimeve tė tyre elektorale shoqėrohen pikėrisht edhe nga kėta njerėz. Publiku nuk e di nėse ua kanė dėrguar (me detyrim nga qendra) kėta individė apo vetė kandidatėt e quajnė tė nevojshme shoqėrimin me ta pėr tė demonstruar nė sytė e publikut forcėn e muskujve, tė krimit dhe s’bėzajtjen e shtetit kundrejt kėsaj kategorie. Nė fakt, publiku i zgjuar do ta shporrte me neveri kėtė ofertė bėzhdilash; do tė votonte dhe mbėshteste ata qė kanė vlera njerėzore e intelektuale, qė kanė dhėnė prova se dinė tė realizojnė ato ēka premtojnė. Nėse te ne nuk ndodh njė gjė e tillė, atėherė ē’duhet tė bėjmė?

Nė kohėn kur media ėshtė e kapur kryesisht nga politika; kur pushteti i katėrt, i cili duhet t’i shėrbente qytetarėve, vihet nė dispozicion tė llogoreve tė politikės, publiku ndihet akoma mė i vetmuar. Flas kėtu pėr atė pjesė elitare qytetare qė nė mėnyrė tė padiskutueshme nuk cenon vlerat e veta pėr hir tė asnjė copėze pushteti tė ofruar nga kjo klasė e llumtė politike, qė e ka lėnė shumė mbrapa Shqipėrinė. Nė kėtė kaos vlerash kanė mbetur vetėm ca dritare shtypi, ku tė lėnė tė futėsh paksa kokėn. E, nė kėto dritareza, disa prej botės sė pavarur intelektuale kanė bėrė thirrje qė tė shkohet masivisht nė votime dhe fletės t’i vihet kryq. Pyetja mė se e drejtė qė njė prej kolegėve kish ngritur kėto ditė ishte: a jemi ne si shoqėri nė shkallėn e duhur tė lirisė, inteligjencės dhe largpamėsisė pėr tė vepruar nė kėtė mėnyrė?

Edhe unė jam njėri asish qė ndihem mėdyshas, pasi kam frikė se vota rebel-bojkotuese, e cila mund tė mos jetė nė masė, duke parė nivelin socio-kulturor tė popullit tonė, mund tė shtojė ujė nė mullirin e njė regjimi politik, kėshtu qė po japim berihanė pėr tė shtuar fuqinė e dorės sė barbarizmit shtypės. Kur je nisur pėr udhė nėn njė diell qė pėrvėlon, nuk mund tė ndalesh pėr tė kėputur lulen mė tė bukur. (Balzak). Duhet arsyetim i thellė logjik, por s’ka pikė dyshimi qė bojkotimi duhej tė ishte vendimi mė i drejtė, qoftė dhe vetėm pėr t’i dhėnė leksion kėsaj klase politike, pse jo pėr tė sjellė njė tjetėr. Koha e “Kaēit tė zi”, kontėve apo e dukėve, ronxhobonxhove e hajdutėve, kriminelėve e besėprerėve, Xhuvelit e njollave tė tjera tė komunizmit, sa nga “ena e djathtė”, po aq, nė mos mė tepėr, nga “ena e majtė”, besoj se duhet ta ketė venitur kėtė popull, i cili duhet t’i shpėrndajė kėto re qė errėsojnė jetėn demokratike tė Shqipėrisė. Nėse ke neveri pėr ēka i ka ndodhur vendit tėnd, tė cilit i kanė futur thika tė pamėshirshme e tė shumta pas shpine e lėnė nė mėshirė tė fatit, ku po nuk u bėre bythėlėpirės – si njėri qė erdhi turravrap nga njė kontinent i largėt – s’tė jep kush as njė kothere bukė, bėhu edhe ti veprues ndaj kėsaj tė keqeje. Act Now!


















HermesNews - ©2013