Video

21/06/2013 16:57:52

Saranda, nė pritje pėr votimet

Baza materiale ėshtė e sistemuar dhe ndarė pėr tė 39 qendrat e votimit tė Sarandės






SARANDE - Pėrgatitjet e fundit po kryhen nga komisionerėt e tre KZAZ-ve, nr 87, 88 dhe 89 tė qarkut tė Vlorės per zonen e Sarandes pėr njė infrastrukturė nė standarde pėr kryerjen e proēesit tė votimeve dhe pėrfundimin e tij. Kryetari i KZAZ nr. 88, Hariz Mema, pohon se gjithė baza materiale ėshtė e sistemuar dhe ndarė pėr tė 39 qendrat e votimit tė Sarandės.

Pritet zėvendėsimi i nėnkryetarit tė KZAZ-sė sė dorėhequr Ramis Husi. Nė bashkinė e Sarandės janė tė afishuar emrat e 32.842 votuesve. Klima e pėrgatitjeve ndihet dhe nė mjediset e shkollės sė mesme Ksamil, ku ėshtė vendosur Komisioni Zonal nr. 89. Kryetari i KZAZ, Osman Xhaferi, pohon se ėshtė sistemuar e gjithė baza materiale pėr 75 qendrat e votimit. Nė 92 fshatrat e kėsaj KZAZ-je pritet tė votojnė 46 800 votues.

Njė risi nė proēesin e punės nė kėtė KZAZ ėshtė pėrfshirja nė tė edhe e komunės Lukovė, duke shėnuar si nėjsi administrative 1 bashki dhe 7 komuna. Pikat mė tė largėta janė fshatrat Njanjar i komunės Markat, 60 kilometėr larg, po 60 kilometėr larg edhe fshati Fterrė nė komunėn Lukovė, zona malore. Tė akredituar janė edhe 750 vėzhgues nė kėtė KZAZ, nga subjektet politike dhe organizatat joqeveritare.

Nė KZAZ nr. 87, perfshihet bashkia Delvinė dhe komunat Vergo, Finiq dhe Mesopotam, me 24.975 votues. Nė 3 KZAZ komisionerėt i kanė takuar forcave politike PD, PS, PBDNJ, LSI, PDIU sipas marrveshjeve mes aleatėve.

Tė tre KZAZ/tė pėrfshihen nė Qarkun e Vlorės dhe janė KZAZ me elektorat nė zona minoritare, nė zona administrative me lėvizje demografike tė rritur ndjeshėm nė vitet e fundit si dhe me lėvizjen e lirė me njė numėr votuesish emigrantė sezonal nė vendin fqinj. Nė zgjedhjet e 23 qershorit garojnė nė njė fletė votimi 66 subjekte politike nė dy aleanca dhe njė kandidat i pavarur, Arben Malaj.

HermesNews - ©2013