Video

20/06/2013 10:21:52

Bashkimi bankar, hap drejt integrimit

Banka Qendrore Shqiptare e vlerėson faktin qė krijimi i njė autoriteti mbikėqyrės tė centralizuar do tė lehtėsojė shkėmbimin e informacionit midis autoriteteve mbikėqyrėse, duke krijuar kėshtu njė komunikim mė eficient midis rregullatorėve vendas dhe pritės






TIRANE - Bashkimi Bankar i BE-sė ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm drejt integrimit dhe koordinimit tė mėtejshėm midis autoriteteve vendase dhe atyre pritėse, deklaroi Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, nė konferencėn ekonomike tė vendeve tė Evropės Qendrore, Lindore dhe Juglindore, qė u zhvillua kėto ditė nė Frankfurt tė Gjermanisė.

Sipas tij, Banka Qendrore Shqiptare e vlerėson faktin qė krijimi i njė autoriteti mbikėqyrės tė centralizuar do tė lehtėsojė shkėmbimin e informacionit midis autoriteteve mbikėqyrėse, duke krijuar kėshtu njė komunikim mė eficient midis rregullatorėve vendas dhe pritės, si dhe duke ulur ndėrlikimet qė krijon komunikimi me organet e shumta mbikėqyrėse dhe rregullative kombėtare.

"Banka e Shqipėrisė, si anėtare e Komitetit Drejtues tė Nismės sė Vjenės, e pėrkrah nevojėn e autoriteteve tė BE-sė pėr tė vlerėsuar nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse ēėshtjet qė lidhen me ndėrlidhjen midis BE-sė/eurozonės dhe vendeve joanėtare tė BE-sė/eurozonės, me qėllim hartimin e politikave tė ekuilibruara dhe tė qėndrueshme", tha Fullani, duke evidentuar se masat makroprudenciale nė eurozonė duhet tė konsiderojnė, nė veēanti, gjendjen dhe ndikimin e mundshėm mbi vendet pritėse joanėtare tė BE-sė.

Gjatė fjalės sė mbajtur nė kėtė konferencė, Guvernatori Fullani u shpreh optimist qė Banka Qendrore Evropiane (BQE), si njė autoritet drejtues brenda Mekanizmit tė Vetėm Mbikėqyrės, do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm dhe konstruktiv, ndėrkohė qė autoriteteve mbikėqyrėse tė vendeve joanėtare tė BE-sė duhet t'u jepet mundėsia qė tė shprehin pikėpamjet e tyre mbi vendimet e BE-sė lidhur me politikat financiare, me ndikim mbi stabilitetin financiar vendas, pėrpara marrjes sė vendimeve aktuale.

"Funksionimi eficient i kolegjeve mbikėqyrėse konsiderohet gjithashtu si njė ēėshtje mjaft e rėndėsishme, ku vendet me filiale sistemike tė BE-sė mund tė adresojnė shqetėsimet e tyre lidhur me mbikėqyrjen", deklaroi ai.

HermesNews - ©2013