Video

19/06/2013 14:38:49

Internet ndėrplanetar me Protokollin Bundle tė vizionarit Vint Cerf

NASA ka filluar studimet pėr krijimin e njė protokolli pėr tė shtrirė rrjetin e internetit edhe nė hapėsirė. Kjo falė idesė sė vizionarit Vint Cerf dhe protokollit tė tij Bundle






HermesNews - Edhe pse bota nuk ka ende njė shtrirje tė plotė tė rrjetit tė internetit, NASA ka filluar studimet pėr krijimin e njė protokolli pėr tė shtrirė rrjetin e internetit edhe nė hapėsirė. Kjo falė idesė sė vizionarit Vint Cerf dhe protokollit tė tij Bundle.

Sė shpejti udhėtimet nė hapėsirė do tė bėhen realitet. Aktualisht ekziston njė projekt pėr tė realizuar njė rrjet ndėrplanetar, i cili mund tė shtrijė lidhjen e internetit edhe nė hapėsirė. Nė ambjentet e specializuara projekti njihet me emrin Protokollo Bundle.

Ideja e kėtij projekti la lindur qė nė vitet ’90, kur Vint Cerf filloi tė bashkėpunonte me NASA-n. Vizionari Cerf konsiderohet sot si njė nga baballarėt themelues tė internetit, sepse sė bashku me Bob Kahn ka krijuar protokollin TCP/IP qė ėshtė baza e komunikimit brėnda rrjeteve si interneti. Por kėsaj here idetė e tij revolucionare shkojne pėrtej Tokės.


Pra Cerf ka filluar tashmė tė krijojė bazat pėr Disruption Tolerant Protocol, i cili lejon zgjidhjen e disa problemeve lidhur me trasmetimin e tė dhėnave. Ndryshe nga sa ndodh me rrjetet tokėsore, nė njė rrjet ndėrplanetar tė dhėnat duhet tė udhėtojnė pėr mijėra apo miliona kilometra dhe duhet mė shumė kohė pėr tė arritur nė destinacion.

Protokollėt e deri tanishėm nuk janė nė gjendje tė kryejnė operacione tė tilla duke tejkaluar kufinjtė e atmosferės tokėsore. Nga ana tjetėr kėto lidhje interneti ndėrplanetar janė tė domosdoshme pėr tė ndjekur pozicionin dhe vendosjen e tė gjithė objekteve qė lėshohen nė hapėsirė.

Pėr tė lehtėsuar komunikimin, tė dhėnat qė shkėmbehen do tė ruhen nė memorje pėr njė kohė akoma mė tė gjatė nga sa ndodh me protokollet e tjera tokėsore. Pėr momentin, nyjet e protokollit pėr projektin ndėrplanetar janė tė pakta dhe shtrihen pėr disa kilometra.

Cerf shpreson qė Protokolli Bundle tė bėhet sė shpejti njė standart pėr komunikimet hapėsinore, nė mėnyrė qė tė shtrihet edhe mė tutje rrjeti dhe numri i nyjeve tė pėrfshira. Pėr shembull satelitėt nė orbitėn e Tokės mund tė kthehen nė nyje tė internetit ndėrplanetar.

Daniela Vathi