Video

19/06/2013 12:28:20

Misteri i Luginės sė Vdekjes: Nasa zbulon fenomenin e gurėve lėvizės

Lugina e Vdekjes ėshtė njė nga vendet mė tė vecanta tė planetiti njohur nė tė gjithė botėn pėr fenomenin e “gurėve lėvizes”






NASA - Lugina e Vdekjes ėshtė njė nga vendet mė tė vecanta tė planetit. Njė zonė e gjerė shkretėtire, e shtrirė pėr mėse 225 kilometra, qė sfidon inteligjencėn dhe kuptueshmėrinė njerėzore. E njohur me emrin Racetrack Playa, ėshtė njė liqen i tharė i njohur nė tė gjithė botėn pėr fenomenin e “gurėve lėvizes”.

Askush gjer tani nuk ka arritur tė shpjegojė misterin e kėtyre gurėve qė lėvizin ngadalė dhe nė mėnyrė tė padukshme mbi sipėrfaqen e rėrės duke lėnė gjurmė mbi tė.

Ralph Lorenz nga Universiteti i John Hopkins, njė shkencėtar planetar, ėshtė marrė nė 2006 me njė projekt tė NASA-s me qėllimin pėr tė krijuar stacione meteorologjike nė Luginėn e Vdekjes, ku kushtet meteorologjike janė shumė tė ngjashme me ato tė planetit Mars.

Si gjithė tė tjerėt qė kanė qenė nė atė luginė, edhe Lorenz ėshtė habitur nga fenomeni i lėvizjes dhe rrėshkitjes sė gurėve dhe ka vendosur tė studjojė fenomenin e mistershėm.

As pėrdorimi i sensorėve meteorologjik tė NASA-s nuk shėrbeu pėr tė shpjeguar fenomenin. Njė pikė kthese ndodhi kur Lorenz vuri re vendin ku kishte ndodhur njė pėrplasje mes dy gurėve. Nė vend qė tė ndodhte njė pėrplasje mes dy gurėve, ata nuk as ishin prekur me njėri tjetrin. Ishte sikur njėri nga ata tė kishte krijuar njė forcė rreth saj duke devijuar tjetrin.

Gjithsesi shpjegimi i forcės nuk e bindi Lorenz-in. Ai u kujtua qė nė Arktikė ndodh njė fenomen i ngjashėm: gurėt qė pėrbėjnė kėtė zonė janė aq tė ngjeshur nė akull saqė forca qė ushtrohet mbi ta u lejon atyre tė qėndrojnė mbi ujė.

Racetrack Playa gjatė stinės sė dimrit ėshtė e mbuluar nga shtresa akulli tė pluhurosura me dėborė dhe sipas shkencėtarit nė kėtė zonė ndodh i njėjti fenomen si nė Arktikė.

Pėr tė vėrtetuar tezen e tij, lorenz ka krijuar njė “shkretėtirė” tė akullt nė ballkonin e kuzhinės sė tij. Ai ngriu njė gur nė nje sasi tė mjaftueshme uji qė ti lejonte pjesės sė jashtme gurore tė dilte mbi sipėrfaqen e akullit. Mė pas e ktheu lastrėn e sapo formuar nė njė enė me rėrė nė fund. Akulli i lejoi gurit tė notonte pa e prekur fare rėrėn, duke u spostuar vetėm me njė fryrje tė lehtė.

Mė parė, shkencėtarėt ishin munduar ta shpjegonin fenomenin duke thėnė se shtresat e akullta bllokonin disa gurė njėherėsh dhe ata shtyheshin mbi sipėrfaqen e shkretėtirės nga forca e erės. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė disi e pamundur sepse nė njė rast tė tillė erėrat duhet tė ishin qindra mijėra nė orė pėr tė shtyrė gurėt nė kėtė mėnyrė.

Ndėrkohė qė teoria e Lorenz-it ėshtė mė e besueshme sepse nė kėtė mėnyrė gurėt mund tė lėvizin edhe me njė fllad tė lehtė, nė kushtet e duhura, pasi akulli u lejon tė notojnė duke minimizuar krejtėsisht fėrkimin.

Edhe pas kėsaj teorie, pjesa mė e madhe e vizitorėve vazhdojnė tė besojnė nė ndėrhyrjet mistike tė magnetizmit, alienėve apo fushave energjetike misterioze nė fenomenin e lėvizjes sė gurėve. Madje ka edhe nga ata qė besojne se gurėt kanė veti magjike.

Daniela Vathi