Video

15/06/2013 16:35:24

Monedha Euro kap majat

Aktorėt e tregut vendas pohojnė se arsyeja kryesore e forcimit tė euros nė tregun vendas lidhet sėrish me kėrkesėn e lartė nga bankat






TIRANE - Nė tregun valutor vendas, monedha europiane euro ka arritur kėtė fundjavė nivelin mė tė lartė tė kėtij viti nė kursin e kėmbimit me lekun nga blerjet e bankave. Ekspertėt shprehen se efekti psikologjik po ndihet dhe nga zgjedhjet, duke e mbajtur lekun nė nivele tė ulėt. Pas njė qetėsimi nė javėn e fundit tė majit, monedha evropiane ka fituar sėrish pikė ndaj lekut, duke u kuotuar tė shtunėn nė nivelin mė tė lartė tė kėtij viti, prej 141.44 lekė, sipas kursit zyrtar tė kėmbimit tė Bankės sė Shqipėrisė. Aktorėt e tregut vendas pohojnė se arsyeja kryesore e forcimit tė euros nė tregun vendas lidhet sėrish me kėrkesėn e lartė nga bankat, qė po blejnė pėr llogari tė klientėve tė tyre, kryesisht kompanitė celulare. Efekt negativ psikologjik, sipas tyre, po jep dhe situata parazgjedhore, qė po e mban lekun tė ulėt. Sipas tyre pritet qė nė afatin e shkurtėr leku tė jetė i dobėt. Qė nga fillimi i kėtij viti, monedha e pėrbashkėt ėshtė forcuar me 1.3% ndaj lekut. Mesatarja e kursit pėr periudhėn janar-14 qershor ėshtė 140.1 lekė, ndėr nivelet mė tė larta tė viteve tė fundit. Nė tregjet ndėrkombėtare, njė euro u kėmbye tė premten me 1.332 lekė, me njė rėnie tė lehtė prej 0.38% nė raport me ditėn e djeshme.

HermesNews - ©2013