Video

15/06/2013 11:43:12

Mbyllet afati pėr fondet e BE-sė

Fermerėt nuk mund tė aplikojnė mė pas datės 15 Qershor






TIRANĖ - Sot, mė 15 qershor, ėshtė mbyllur afati i dytė i dorėzimit tė dokumentave pėr fermerėt qė duan tė pėrfitojnė nga grantet e BE-sė. Burime nga MBUMK bėjnė tė ditur se gjatė kėsaj periudhe, prodhuesit nė ferma dhe agrobiznesmenėt kanė pasur mundėsinė pėr tė aplikuar pranė AZHBR-sė me qėllim pėrfitimin nga kėto fonde. Procedurat kanė qenė tė hapura edhe pėr ata fermerė, tė cilėt nė thirrjen e parė kanė pasur probleme me plotėsimin e dokumentacionit.

Shuma e vėnė nė dispozicion pėr fermerėt ėshtė mbi 8 milionė euro. Ministria e Bujqėsisė bėn tė ditur se, mbi 5 mijė fermerė nė tė gjithė vendin kanė pėrfituar nga skemat kombėtare subvencionuese, gjatė 5-mujorit tė parė tė kėtij viti pėr mbjelljen e kulturave tė reja bujqėsore. Bimėt mjekėsore, ullinjtė, arrorėt, pemėt frutore, si dhe agrumet janė kulturat, qė kanė rritur ndjeshėm interesin e fermerėve duke u bėrė pjesė pėrfituese e ganteve tė dhėna nga Agjencia e Zhvillimit Bujqėsor dhe Rural.

Sipas tė dhėnave nga MBUMK, krahasuar me njė vit mė parė janė rritur ndjeshėm sipėrfaqet e kultivuara. Gjithashtu, interesi edhe gjatė thirrjes sė dytė tė fermerėve pėr pėrfitimet nga fondet e Bashkimit Europian, nėpėrmjet projektit IPARD Like ka qenė i lartė. Si risi e kėtij procesi, interes ėshtė shfaqur edhe nga bizneset e reja agropėrpunuese.

HermesNews - © 2013