Video

15/06/2013 11:25:25

Bankat shqiptare rrisin provigjonet

BSH, kreditė me probleme janė tė mbuluara me provigjione nė masėn 55.4%






TIRANE - Institucioni i mbikėqyrjes sė sistemit bankar vendas, Banka Qendrore bėn tė ditur se ndonėse kreditė e kėqija vijuan tė rriten edhe nė vitin 2012, bankat tregtare kanė rritur mė shumė provigjionimet duke ulur kėshtu riskun e tyre pėr sistemin. Sipas tė dhėnave tė publikuar sė fundi nga BSH-ja, kreditė me probleme ishin tė mbuluara me provigjione nė masėn 55.4%, rreth 4 pikė pėrqindje mė shumė krahasuar me njė vit mė parė. Ndėrkohė edhe mbulimi me kolateral i kredive me probleme ėshtė mjaft i lartė, nė rreth 80%.

Nga ana tjetėr, bankat shfaqen mė tė konsoliduara edhe falė rritjes sė raportit tė mjaftueshmėrisė sė kapitalit qė ėshtė mbi nivelin minimal rregullator prej 12%, me njė rritje tė kėnaqshme krahasuar me njė vit mė parė, duke arritur nivelin prej 16.2% nga 15.6% nė fund tė vitit 2011.

Gjatė prezantimit tė Raportit tė Mbikėqyrjes pėr vitin 2012, ekspertė tė Bankės sė Shqipėrisė deklarun se procesi i ekzekutimit tė kolateraleve ka vijuar tė ecė mė shpejt falė pėrmbaruesve privatė. Rreth 20% tė vlerės sė kredive tė dhėna qė konsiderohen tė humbura ėshtė mundur tė arkėtohet nga ekzekutimi i kolateraleve tė tyre. Kjo pėrbėn afro 6% tė vlerės sė tė gjithė kredive me probleme.

Shqetėsues gjithsesi mbetet niveli i lartė i kredive me probleme, qė rritėn nė 22.5% nė fund tė 2012-ės. Rritja me ritme mė tė ulėta e portofolit tė kredisė nė krahasim me vitet e fundit pati ndikimin e saj strukturor edhe nė rritjen e treguesit tė kredive me probleme.

Analiza sipas subjektit dhe qėllimit tė pėrdorimit tė kredisė evidenton peshėn mė tė madhe tė kredisė "overdraft" pėr bizneset, pasuar nga kredia pėr "investime pėr pasuri tė paluajtshme", sėrish dhėnė biznesit, dhe nga kredia pėr "investime pėr pasuri tė paluajtshme" pėr individė.

HermesNews - ©2013