Video

13/06/2013 08:43:12

Klima tokėsore alarmon NASA-n

Nasa nis studimet pėr tė kuptuar se cfarė po ndodh me atmosferėn tonė






HermesNews - NASA ka filluar kėrkimet pėr tė zbuluar dicka mė shumė rreth ndryshimeve tė shpeshta atmosferike qė kanė pėrfshirė planetin tonė kohėt e fundit. Objektivi kryesor ėshtė tė zbulohet se si ndotja e ajrit dhe emetimi i gazit natyror ndikojnė nė pėrbėrjen e atmosferės dhe nė meteorologji.

Duke filluar nga gushti deri ne fund tė shtatorit, avionet e Nasa-s , te pajisur me mjetet e duhura shkencore, do tė analizojnė pėrqendrimin e avullit, monoksidit te karbonit dhe temperaturės sė ajrit, por gjithashtu edhe shpeshtėsinė dhe dendėsinė e ujit mbi re deri nė stratosferė nė tė gjithė territorin e Shteteve tė Bashkuara.

Periudha nuk ėshtė zgjedhur rastėsisht, pasi nė verė monsonet e Amerikės veriore shtyjnė nė lartėsi tė atmosferės emetimet e gazit dhe produktet e tjera tė zonave urbane. Nė momentin kur kėto agjente kimike arrijnė nė stratosferė mund tė ndikojnė dhe modifikojnė sjelljen e klimės duke lėnė pasoja nė tė gjithė globin tokėsor.

Me ndihmėn e sateliteve, specialistėt e Nasa-s do tė mbledhin cdo ditė sa mė shumė tė dhėna tė jetė e mundur mbi sasinė e pluhurit qė vjen nga tymi i zjarreve nė pyje dhe mbi sasinė e izoprenit, njė substancė organike qė pėrmban karbon dhe lirohet nė mėnyrė natyrale nga bimėt si mbrojtje ndaj tė nxehtit dhe temperaturave tė larta.

Tė dyja kėta ndikojnė duke modifikuar thithjen dhe reflektimin e rrezeve diellore, duke prodhuar pra si efekt dytėsor rryma tė ftohta nė tokė dhe nxehje tė shtresave tė sipėrme tė atmosferės.

Pra qėllimi i studimeve tė Nasa-s ėshtė qė tė kuptohet se si funksionojnė kėta mekanizma dhe si bashkėveprojnė emetimet natyrale me ato ndotėse dhe nėse kanė njė rol tė rėndėsishėm nė ndryshimet klimatike.

Daniela Vathi