Video

11/06/2013 19:16:51

Hungaria voton variantin e ri tė ligjit mbi transparencėn

Ligji pėr lirinė e informacionit u miratua lehtėsisht, me 225 vota pro, 78 kundėr dhe njė abstenim






BUDAPEST - Parlamenti hungarez votoi sot njė version tė ri tė ligjit mbi transparencėn qė kufizon aksesin nė informacionet me interes publik, nė kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit. Ligji pėr lirinė e informacionit u miratua lehtėsisht, me 225 vota pro, 78 kundėr dhe njė abstenim.

Partia konservatore "Fidesz" e kryeministrit hungarez Viktor Orban, ka njė shumicė prej dy tė tretash nė parlament. Parlamenti u shpreh nė favor tė versionit tė parė mė 30 prill.

Ky version kufizonte aksesin e informacioneve mbi shpenzimet publike tė dy institucioneve, Gjykatės sė Auditit tė Shtetit dhe Zyrės sė Kontrollit Qeveritar.
Presidenti hungarez, Janos Ader refuzuoi nėnshkrimin e kėtij ligji mė 9 maj duke e dėrguar pėrsėri nė parlament.

Ai u kėrkoi deputetėve tė rishikonin ligjin nė mėnyrė qė ai tė mos ēojė nė kufizimin e tė dhėnave me interes publik. Disa OJQ e pėrshėndetėn ndryshimin e ligjit si njė hap nė drejtimin e duhur. Megjithatė, sipas tyre kjo do tė ndikonte nė njė dobėsim tė tė drejtave mbi transparencėn.

HermesNews - ©2013