Video

11/06/2013 18:32:29

Infrastruktura, aty ku programet e partive politike ndahen

PS; infrastrukturė e gjelbėr. PD, do tė pėrfundojmė rrjetin e rrugėve kombėtare






TIRANE - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanė shpalosur programet e tyre para elektoratit shqiptar me qėllim informimin e tij dhe afrimin pranė tyre tė sa mė shumė zgjedhėsve, kryesisht atyre tė pavendosur por edhe krijimin e besimit tek ata tradicional.

Nė programin e saj Partia Demokratike, kalkulon se zgjerimi i infrastrukturės ėshtė "investimi mė i mirė qė mund tė bėjmė", sepse jo vetėm qė krijon njė Shqipėri mė tė zhvilluar, por gjithashtu rrit ekonominė tonė dhe krijon vende pune.

Njė projekt rrugor, sipas analizave tė PD-sė mund tė punėsojė qė nė momentin e parė punėtorė ndėrtimi, inxhinier dhe furnitor. "Por vendet e punės krijohen dhe pasi rrugėt pėrfundojnė sė ndėrtuari, duke hapur mundėsi tė reja biznesesh nė treg dhe duke rritur ekonominė tonė pėr njė periudhė tė gjatė kohore. Pėr kėtė arsye PD ka ndėrtuar mbi 10 mijė km rrugė, shpenzuar 50 milionė euro nė pėrmisimin e porteve detare, ashtu si dhe garantuar energji elektrike pa ndėrprerje", i drejtohet PD, qytetarėve.

PD informon se nė 8 vitet e saj tė qeverisjes ka ndėrtuar 458 rrjete ujėsjellėsish dhe 16 stacione pėrpunimi tė ujėrave tė zeza, shtruar 1200 km kabėll fibrash optike shtesė, po ndėrton 16 impiante tė trajtimit tė ujėrave tė ndotura, 4 prej tė cilave janė funksionale. "Po ndėrtohen qindra HEC-e dhe linja transmetimi tė energjisė, 58 mijė vetė nė vit janė punėsuar nė projektet tona tė infrastruktuės. Ndėrkaq kaskada e Devollit sapo nisi punimet" shkruan nė program PD-ja.


Nė mėnyrė qė tė vazhdojė zgjerimin e infrastrukturės, PD angazhohet nė njė mandat tė tretė tė pėrfundojė tė gjithė rrjetin e rrugėve kombėtare, rajonale dhe rurale, tė rrisė investimet nė transportin hekururdhor, ndėrtojė me qindra hidrocentrale tė reja, furnizojė 100 % me ujė zonat urbane, 95 % nė zonat rurale, arrijė mbulimin mbarėkombėtar tė rrjeteve tė internetit, futjen e teknologjisė 4 G dhe M-Albania.

Nga ana tjetėr Partia Socialiste ofron angazhimin e saj pėr krijimin e rrjetit tė unifikuar tė transportit, si enė komunikuese pėr tė realizuar shpėrndarjen e barabartė tė mirėqėnies dhe vlerave ekonomike nė vend.

Ajo zotohet pėr hartimin e Masterplanit Kombėtar, vendosjen e standardeve europiane dhe rritjen e sigurisė rrugore, tė cilat i pėrcakton si tre shtyllat ku do t'i mbėshtesė politikat e saj pėr zhvillimin e rrjetit rrugor.

Nė programin e saj PS parashikon ndėrtimin e koridorit tė gjelbėr autostradal Veri-Jug, qė lidh bashkė 22 copėzat e rrugėve tė sotme, nga Hani i Hotit nė Kakavijė, me njė standard tė vetėm europian.

Po ashtu ndėrtimin e koridorit tė kaltėr Veri-Jug, qė lidh zonat turistike me njėra-tjetrėn, pėrgjatė gjithė vijės bregdetare nga Velipoja nė Butrint. Pėr zhvillimin e infrastrukturės hekurudhore, PS parashikon modernizimin e rrjetit duke synuar intregrimin me korridoret europiane hekurudhore.

HermesNews - ©2013