Video
10/06/2013 14:57:46
Nje alarm i ri ekonomik nga Kina
Tregetia e jashtme kineze peson nje renje te dukshme duke perhapur nje alarm te ri mbi situaten ekonomike boterore
PEKIN - Nese deri dje Bundesbank perhapte alarmin per ekonomine gjermane, sot jane me shqetesues numrat e shifrave qe vijne nga Pekini: tregetia e jashtme kineze peson nje renje te dukshme duke perhapur nje alarm te ri mbi situaten ekonomike boterore e cila ndodhet ne faze te veshtire dhe kjo do te kete padyshim pasoja per te gjithe eksportin europian.
Pra nese eksportet kineze ne maj jane rritur me rreth 1% nga sa pritej, tani bie me -1.6% ai me Shtetet e Bashkuara dhe -9.7% ai me BE, gje qe tregon krizen e rende qe ka perfshire keto zona.
Importimet kineze jane ulur me 0.3% , edhe ne kete rast ekonomistet u treguan teper optimiste duke parashikuar nje +6% mese e larget nga realiteti.
Nga keto dy te dhena nenkuptohet nje bilanc tregetar ne rritje per Kinen, ne muajin e majit, me 20.4 miliard dollar , nje shume qe tejkalon ate te muajit prill ( 18.2) dhe gjithashtu eshte me e larte se 19.3 qe pritej sipas parashikimeve.
Tashme Kina duhet te gjeje rrugedalje te reja ekonomike, meqe Europa se paku nuk arrin me te bleje produktet e saj, keshtu qe i eshte kthyer ekonomive ne rritje ne ane te tjera te botes, pasi, edhe pse ngadale, eksporti ne keto zona eshte gjithnje e ne rritje.
Mbi te gjitha i duhet te nxise konsumin e brendshem, hap ky mese i veshtire per nje vend ku mosbalancimet ekonomike nuk jane me pak te renda se ato te ekonomive me te perparuara, dhe ne fakt eshte balanci tregetar, gjeresisht pozitiv, ai qe i lejon Kines te vazhdoje ta fshehe ende pluhurin ne tapet.