Video

07/06/2013 12:16:17

Erdogan, protestat qenė antidemokratike

Ulur nė njė autobus nė shoqėrinė e bashkėshortes dhe njė pjese tė mirė tė qeverisė, Erdogan theksoi se nuk e ndjente veten pronar tė Turqisė, po shėrbėtor tė saj






STAMBOLL - Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan kėrkoi, pas rikthimit nė Turqi, pėrpara mijėra pėrkrahėsve tė tij ndalimin e menjėhershėm tė protestave. Pasi mbėrriti gjatė natės nė aeroportin e Stambollit pas tre ditėve turne nė Maghreb, kryeministri turk denoncoi anarkistėt dhe ekstremistėt qė manifestojnė nė rrugėt kryesore tė qytetit dhe urdhėroi ndalimin e menjėhershėm tė kėsaj lėvizjeje.

"Bėj thirrje t'u jepet menjėherė fund protestave, tė cilat e humbėn karakterin e tyre demokratik duke u kthyer nė akte vandalizmi", ka theksuar ai pėrpara turmės sė simpatizantėve tė tij. Kėta tė fundit mbanin flamurė kombėtarė duke hedhur parrulla si "Jemi gati tė vdesim pėr ty, Tayyip" e tjerė.

Ulur nė njė autobus nė shoqėrinė e bashkėshortes dhe njė pjese tė mirė tė qeverisė, Erdogan theksoi se nuk e ndjente veten pronar tė Turqisė, po shėrbėtor tė saj. Ai falenderoi simpatizantėt e tij pėr mbėshtetjen e dhėnė nė kėto momente tė vėshtira. "Ju jeni tė qetė dhe tė pėrgjegjshėm", shtoi Erdogan.

HermesNews - ©2013