Video

06/06/2013 22:08:39

Firenze, gjendet kufoma e shqiptarit

Hetuesit bėjnė me dije se vrasja mund tė ketė ndodhur nė njė makinė afėr kazermės, sepse ka pasur gjurmė gjaku tek automjeti






FIRENZE - Trupi i karbonizuar dhe i therur i njė personi ėshtė gjetur ditėn e sotme nga policia italiane. Mėsohet se viktima ėshtė njė shqiptar i zhdukur pak ditė mė parė, nė datė 31 maj ėshtė bėrė dhe denoncimi nga tė afėrmit e tė riut. Mėsohet se kufoma ėshtė gjendur nė kazermėn “Ujqėrit e Toskanės” nė Firence, e cila ka vite qė ėshtė braktisur.

Policia konfirmon se kufoma ėshtė djegur, pėr tė fshehur gjurmėt e krimit, se nga ekzaminimet qė iu bėnė doli nė pėrfundimin se nė trup kishte plagė tė shkaktuara me armė prerėse dhe nuk pėrjashtohet qė viktima, i seksit mashkull, tė jetė vrarė dhe mė pas t’i jetė vėnė flaka.

Nga tė dhėnat mėsohet se vdekja mund tė jetė shkaktuar nga prerja e fytit. Ai qė e zbuloi trupin ishte njė roje i ndėrtesės, qė periodikisht patrullon zonėn.

Hetuesit bėjnė me dije se vrasja mund tė ketė ndodhur nė njė makinė afėr kazermės, sepse ka pasur gjurmė gjaku tek automjeti.

Mė pas, kufoma ėshtė transportuar nė ish-strukturėn ushtarake dhe ėshtė lagur me lėndė djegėse, pėr ta bėrė tė vėshtirė identifikimin. Makina i pėrket njė burri rezident nė Milano, nė emrin e tė cilit figurojnė shumė makina dhe ka tė ngjarė tė jetė njė qiradhėnės makinash. Vijojnė hetimet e koordinuara me prokurorin e Firences, Sandro Cutrignelli. //shekulli//

HermesNews - ©2013