Video

06/06/2013 17:01:36

Bankat, lehtesi per eksportuesit

Sistemi bankar ballkanit synon unifikimit e ketij tregu






TIRANE - Sistemi bankar nė tė gjithė rajonin e Ballkanit synon unifikimin e ketij tregu me qėllim krijimin e mė shumė lehtėsirave pėr bizneset eksportuese.

Gjatė njė takimi qė u zhvillua nė Tiranė, nga banka "Societe Generale" me pėrfaqėsues tė bankave nga Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi dhe bizneseve tė rajonit, u theksua fakti qė bizneset eksportuese qė operojnė nė disa shtete tė kėsaj zone, gjejnė lehtėsi mė tė mėdha pėr kryerjen e veprimeve se nė tregjet evropiane.

Drejtori pėr Shqipėrinė i "Societe Generale" Hubert de Saint Jean, tha se banka qė ai pėrfaqėson do tė mbėshtesė biznesin pėr zgjerimin e aktivitetit nė vendet fqinjė.

Banka "Societe Generale" ėshtė e pranishme nė 100 vende tė ndryshme nė botė. Nė rajonin e Ballkanit, kjo bankė njeh shtrirjen mė tė gjerė pėrsa i pėrket institucioneve financiare ndėrkombėtare, duke qenė e pranishme nė Shqipėri, Malin e Zi dhe Maqedoni.

Ne vitin 2007 Societe Generale S.A., Francė bleu 75% te aksioneve te Bankes Popullore. Nė 31 Gusht 2010, u regjistrua ne Regjistrin Tregtar pranė Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit, me emrin e ri "Banka Societe Generale Albania ".

Sot, banka ka 43 degė me 388 punojės qė i shėrbejnė mbi 63.000 klientėve aktivė nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Societe Generale Albania ofron shėrbime tė personalizuara pėr tė gjithė klientėt e sektorėve, duke kapitalizuar mbi ekspertizėn mbarėbotėrore tė Grupit nė investime bankare, financė globale, dhe tregjet globale.

Société Générale Group dhe Societe Generale Albania kanė besim tė plotė tek Shqipėria, shanset qė ofron, si edhe zhvillimin e saj nė tė ardhmen. Ata janė tė dedikuar nė pėrmirėsimin e produktivitetit afatgjatė tė biznesit nė Shqipėri.

HermesNews - ©2013