Video

04/06/2013 14:47:54

E-punėsimi 4361 qytetarė aplikojnė

Nė portalin e-punėsim, janė aktualisht 133 vende tė lira pune, pėr tė cilat aplikantėt mund tė garojnė me formimin e tyre personal






TIRANĖ - Qytetarėt shqiptarė shfaqen mjaft tė interesuar nė gjetjen online tė njė vendi pune. Pas mė shumė se dy muajsh nga pėrurimi i portalit e-punėsim, numri i aplikimeve ka arritur nė 4361 persona qė janė regjistruar me CV-tė e tyre nė kėtė faqe nė pritje tė aprovimit. Po kėshtu edhe numri i punėdhėnėsve, qė japin ofertat e tyre tė punės nuk ėshtė i ulėt. Nė portal janė regjistruar zyrtarisht 4202 punėdhėnės.

Nė portalin e-punėsim, janė aktualisht 133 vende tė lira pune, pėr tė cilat aplikantėt mund tė garojnė me formimin e tyre personal. Ndėrkohė qė njė muaj mė parė rezultonin 206 vende. Tė interesuarit duhet tė ndjekin tė gjithė hapat qė janė lehtėsisht tė aksesueshme nė portalin www.epunesim.gov.al.

Ofertat e paraqitura pėr vende tė lira pune janė tė shumėllojshme, ku pėrfshijnė si shėrbime tė ndryshme tė tipit kamarier, banakier, shitės, rrobaqepės, etj, deri tek profesionet me arsim tė lartė si jurist, ekonomist, inxhinier, etj.

Ky portal u pėrurua mė 25 shkurt tė kėtij viti. Projekti ėshtė i shtrirė nė 12 zyrat rajonale tė punėsimit, 24 zyrat lokale tė punėsimit, si dhe pėrfshin informatizimin e plotė tė sistemit tė brendshėm tė Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit. Aktualisht nė tė gjithė vendin raportohen rreth 141 mijė tė papunė, ndėrkohė popullsia rezidente sipas censusit 2011 rezulton 2. 821. 977 banorė.

HermesNews - ©2013