Video

31/05/2013 08:44:31

Tafaj uron maturantet

Kėtij provimi, spas Agjencisė Kombėtare tė Provimeve, do i nėnshtrohen 45 mijė maturantė, ndėrkohė qė rreth 2 pėr qind e tyre nuk do tė jenė pjesė e procesit






TIRANĖ - Zv.kryeministri dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj, u ka uruar suksese maturantėve, tė cilėt sot nė mėngjes po i nėnshtrohen provimit tė parė tė Maturės Shtetėrore 2013, atė tė Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe. Pėrmes rrjetit social “Facebook”, Tafaj shkruan se "dita e provimit tė parė tė Maturės ėshtė pa dyshim njė ditė e rėndėsishme pėr ēdo tė re e tė ri nė rrugėn e shkollimit dhe tė dijes. Me punėn e madhe qė keni bėrė ju, sė bashku me mėsuesit tuaj, gjatė tre viteve tė shkollės sė mesme, unė jam i sigurt se do tė kurorėzoni me sukses edhe provimet e Maturės. Mundėsitė qė ju ofrohen pėr tė zgjedhur programet e studimeve universitare qė ju dėshironi, pas kėtyre provimeve, janė tė shumta dhe ju orientojnė nė radhė tė parė drejt punėsimit mė tė mirė. Unė ju pėrgėzoj pėrzemėrsisht pėr sukseset qė keni arritur deri tani dhe ju uroj shumė suksese nė provimet e Maturės si edhe nė rrugėn e gjatė tė dijes!". Kėtij provimi, spas Agjencisė Kombėtare tė Provimeve, do i nėnshtrohen 45 mijė maturantė, ndėrkohė qė rreth 2 pėr qind e tyre nuk do tė jenė pjesė e procesit.

HermesNews - ©2013