Video

30/05/2013 15:54:29

Etore Sequi, pergezon votimin

Votimi i 3 ligjeve prove se palet bashkepunojne





TIRANE-Ambasadori i BE-sė nė Tiranė, Etore Sequi deklaroi sot se “ne mirėpritėm miratimin e paketės se tė dy ligjeve dhe reformėn e rregullores sė parlamentit. Kjo verteton se shqiptarėt i kanė mundėsitė, kapacitetet dhe vullnetin kur dėshirojnė tė punojnė pėr tė mirėn e vendit”.

Nė njė prononcim pėr mediat, pas miratimit tė tre ligjeve tė integrimit nga Parlamenti, Sequi tha se, miratimi i ligjeve, ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm sepse ėshtė kėrkuar nga Brukseli, por edhe prova qė vėrteton se palėt mund tė bashkėpunojnė me njėra-tjetrėn kur kjo ėshtė nė tė mirė tė vendit.

Ai kujtoi se “kur Komisioneri Fyle prezantoi e paketėn e zgjerimit, ai tha se ishte kritike qė tė miratoheshin kėto ligje qė u miratuan sot, nė mėnyrė qė t'u jepet mundėsia pėr t'u dhėnė njė raport shteteve anėtare tė BE-sė, ku tė pėrfshiheshin edhe pėrpjekjet qė janė bėrė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit”.

I pyetur se ēfarė mendimi ka qė tre ligjet do tė hyjnė nė fuqi nė vjeshtė, diplomat i BE-sė theksoi se “unė mendoj se parlamenti ėshtė sovran dhe sot u duk qė tė gjithė ishin dakort me atė tekst qė u miratua gjė qė ėshtė e rėndėsishme”.Nė pėrfundim, Ambasadori tha se “ pėrsėris se njė gjė ėshtė e rėndėsishme dhe qė ėshtė dhe qėndrimi i 27 shteteve anėtare tė BE-sė qė zgjedhjet e mira, janė tėrėsisht tė rėndėsishme dhe kritike pėr funksionimin e mirė tė institucioneve”.

HermesNews-©2013