Video

30/05/2013 10:01:45

Njė i ēmendur me kartelė mes njė shoqėrie tė 'ēmendur'

nga Prof. Josif Papagjoni






HermesNews - …Ismet Azemin e kam parė nė skenė 10-12 vjet mė parė nė dramėn “Kosovars” tė Haqif Mulliqit nė Festivalin e Teatrit Eksperimental nė Elbasan. Ėshtė nga Podujeva. Mė befasoi ky aktor me zėrin dhe shtatin e bukur skenik, me aftėsinė pėr ta administruar mirė energjinė e tij psikike, me fuqinė e imponimit pėr tė na e mbajtur syrin, veshin dhe vėmendjen bash te roli qė luante: si fliste, si vepronte, ēfarė kumtonte.

Ky aktor me veti tė shumta artistike, tė latuara e tė pjekura rol pas roli, iu imponua skenės teatrore shqiptare nė hapėsirėn e Kosovės dhe sot, sipas mendjes sime, ėshtė nga mė tė zėshmit aty.

Dhe u ndjeva vėrtet plot shend, kur e pashė nė festivalin e teatrit nė Ferizaj dhe sė fundmi nė atė tė monodramės nė Vlorė. “Vrasja e mushkonjės” quhej monodrama qė ai interpretoi, shkruar nga poeti dhe shkrimtari Xhevdet Bajraj.

Kritika s’duhet tė lėvdojė pa vend, por kur talenti shpėrfaqet nė plotėri, s’ka arsye qė vlerėsimi i saj tė modelohet madje edhe nėn tiset emocionale. Unė sinqerisht gėzohem kur shoh e shijoj fryte tė pjekura arti.

Kėshtu u gėzova edhe pėr rolin e fundit tė Ismet Azemit nė monodramėn e mėsipėrme. Njė shpirt i vrarė, i traumatizuar, nėn shpėrfilljen e botės (si makrokozmos) dhe gruas (si mikrokozmos), njė shpirt i tradhtuar dhe poshtėruar dyfish: nga bota dhe e dashura.

Aktori solli njeriun e dėshpėruar, tė zhgėnjyer nga jeta e pistė; njeriun qė nėn veskun e marrėzisė pohon disa tė vėrteta rrėqethėse deri nė rrėnjė tė flokut (ashtu si edhe flokėt e aktorit janė ngritur pėrpjetė si tek arlekinėt); solli mėrinė e tė ndershmit ndaj tė pandershmėve, neverinė dhe inatin deri nė tėrbim ndaj “mushkonjave-tigėr”...

Ka njė ēekiē-vare tė stėrzmadhuar e buraforik dhe me tė i bie me gjithė dufin e shpirtit mushkonjės-tigėr. Dhe ja... njė njollė gjaku mbetet nė paretet e bardha tė murit tė skenografisė sė Erald Bakallit, qė tė sjell nė mendje spitalin psikiatrik me njė mori shishesh serumi. Po ē’ėshtė vallė kjo mushkonjė tinėzare qė ia ka prishur krejt mendjen atij ?

S’do mend, ėshtė vetė e keqja, e liga, e ndyra, ajo qė na pi gjakun, qė na mahis, qė gjumin na e prish e na helmon shpirtin me prapėsitė dhe padrejtėsitė. Janė teprimet nė jetėn tonė. Janė gjithė maskarenjtė, hajnat, primitivėt, mafiozėt, dallkaukėt, mashtruesit. Janė pastaj politikanėt e papėrgjegjshėm, gėnjeshtarė, zhvatės tė djersės sė ndershme, manipulatorė votash, tregtarė ndjenjash dhe sensibilitetesh sociale, shpikėsit e iluzioneve dhe miteve tė rrejshme. Gjithė kjo skotė janė pra “mushkonjat-tigėr” gjakpirėse e helmatisėse. Ndaj kėtyre mllefoset ky njeri qė rrethanat tejet tė vėshtira tė mbijetesės e kanė ēmendur.

Diku personazhi thotė se politikanėt kanė porositur mijėra metra pėlhurė tė bardhė pėr tė qepur kėmisha me mėngė tė gjata (nėnkupto kėmishėt e forcės qė pamundėsojnė tė marrosurit e rrezikshėm nė spitalet psikiatrike). Njė i ēmendur me kartelė mes njė shoqėrie tė “ēmendur” pa kartelė qė vetėshpallet si e drejtė sociale, si liri. Ku dhe kush ėshtė e vėrteta?

Aktori Ismet Azemi i jep njė pėrgjigje pa mėdyshje kėsaj pyetjeje falė interpretimit tė tij vrullues e transparent. Dhe paradoksi e grotesku njėkohėsisht ėshtė edhe njė tjetėr mushkonjė-tigėr, gruaja e tij, qė e tradhton haptazi me dashnorin e saj tė radhės, sepse (ē’farė ironie e bukur!) “dikush duhet tė punojė nė kėtė shtėpi?!” – thotė heroi ynė pėr tė shoqen...

Situata shpirtėrore e personazhit-metaforė tė monodramės vjen nga Ismet Azemi si njė vorbullim. Ai zien, djeg, pėrvėlon. Jo vetėm syri qė lėviz majtas-djathtas dhe mimika ekspresive, por gjithēka nė fizikusin e aktorit ėshtė njė vetėshprehje e rafinuar artistike e kėsaj kllapie dhe e kėtij tėrbimi kundėr “mushkonjės-tigėr” qė i vėrvitet e i vėrvitet aty rreth vetes e s’po e lė njė grimė rehat.

Aktori e qėndis rolin me elementėt e njė grotesku tė pėrpunuar bukur mirė nė qenien e vet si artist, veēse kur duhen thėnė ndoca maksima, aforizma a fjalė qė thumbojnė e djegin rreth disa dukurive tė neveritshme tė jetės, ai ėshtė i vėmendshėm qė asgjė mos tė anashkalohet dhe gjithēka tė pėrcillet nė sallė me njė shqiptim tė qartė dhe me nėnvizime ideore tė sakta.

Dhe pra ky gėrshetim i menēur qė Ismeti, nėn drejtimin e regjisorit Donard Hasani, i ka bėrė rrafshit tė nėnkuptuar dramatik e tragjik tė personazhit dhe formės groteske tė paraqitjes si prej njė tė ēmenduri, pėrfshi siē thamė mėnyrėn e tė shikuarit, tė folurit, tė gjestikulimit, tė sjellurit, mua mė duket se ėshtė edhe kyēi i suksesit tė interpretimit tė tij. Ai lėviz mjaft mirė sa nga njė gjendje nė tjetrėn dhe ka njė pėrshtatshmėri tejet organike nė raport me marrėzinė e personazhit, ngaherė i kujdesshėm qė filli i arsyetimit dhe i qėndrimit ideoemocional tė mos hallavitet.

Nga ana tjetėr, aktori ka ruajtur njė diagramė temporitmike nė rritje e tė mirėstudiuar, gjer nė krisjen e fundit tė armės kur, nė gjendjen e marrėzishme tė tij, nė vend qė tė vras mushkonjėn vret, me sa duket, tė shoqen teksa ajo po seksohej me dashnorin e radhės, duke e pyetur se “ku shkoi mushkonja?”. Nė fakt, ai s’mundi ta vriste dot “mushkonjėn” e maskarenjve dhe maskarallėkut, ato insekte sociale qė i neveritin, u prishin gjumin, u thithin gjakun dhe i helmonjnė njerėzit e ndėrshėm. “Mushkonjat” ende janė gjallė.

Ende na pickojnė e na helmojnė. Dhe tė ēmendurit, ndoshta, kanė pėr t’u shtuar ca mė shumė. Duhet t’i vrasim kėto “mushkonja”, por si? Ja, kjo ėshtė e gjitha ēka na vjen me aq art, pasion dhe bukuri aktrimi nga loja e Ismet Azemit. Ky rol ėshtė njė vlerė e vėrtetė artistike. Aktori vetė ėshtė njė vlerė, qė nuk i hasim rėndom, andaj dhe lipset t’i ēmojmė. Ai ka nderuar veten me punėn dhe talentin e tij, por tėrthorazi na ka nderuar edhe neve: konsumatorėt dhe adhuruesit e teatrit...

* Autori ėshtė kritik arti

HermesNews - ©2013