Video

29/05/2013 14:57:59

Birėsimet e tė huajve nė rritje. Gjykatat dhe kushtet pėr adoptim

Njė udhėzim i Ministrisė sė financave pėrcakton tarifat pėr adoptimet






TIRANĖ - Numri i ēifteve tė huaja qė birėsojnė fėmijė shqiptarė ėshtė rritur gjatė 2013-tės. Lajmi konfirmohet nga Komiteti Shqiptar i Birėsimeve, sipas tė cilit sė fundmi vėrehet njė tendencė nė rritje e shtetasve kanadezė e francezė.

Kėrkesa pėr birėsim bėhet nėpėrmjet Gjykatės sė Tiranė.

Prej fillimit tė viti 2013-tė, ka patur 13 kėrkesa gjithsej, nga tė cilat 9 janė pranuar, ndėrsa 4 janė pushuar. Kushtet qė ndikojnė nė realizimin e birėsimit, janė gjendja financiare, sociale dhe vlerėsimet e raporteve sociale dhe shėndetėsore.

Pėr tė interesuarit ėshtė caktuar njė tarifė sipas njė udhėzimi tė pėrbashkėt tė Ministrisė sė Financave dhe asaj tė Drejtėsisė, e cila varion sipas kombėsisė sė tė interesuarve dhe duhet tė paguhet pas miratimit tė kėrkesės.

Njė shtetas shqiptar duhet tė paguajė shumėn prej 20 mijė lekėsh, ndėrkohė qė shtetasit e huaj do tė paguajnė mė shumė sesa shqiptarėt. Pėr njė shtetas qė vjen nga Bashkimi Europian, tarifa e pėrcaktuar ėshtė 700 euro, ndėrsa pėr shtetasit qė vijnė nga jashtė shteteve tė BE shėrbimi kushton 1000 dollarė.

Proēesi i birėsimit tė njė fėmije ėshtė njė proces relativisht i gjatė nė kohė. Institucioni pėrgjegjės nė vendin tonė ėshtė Komiteti Shqiptar i Birėsimeve, tė cilėt krijojnė njė regjistėr me fėmijėt dhe familjet e pėrshtatshėme pėr birėsim.

Fėmijėt jetim apo tė braktisur tė moshės nga 0-16 vjeē, pasi konsumohen tė gjitha rrugėt pėr afrimin me familjen biologjike apo dhe me tė afėrmit e tyre, kėta fėmijė regjistrohen nė Komitetin shqiptar tė birėsimit pėr tė gjetur prindėr.

Pasi njė ēift ka shprehur kėrkesėn pėr birėsim tė njė fėmije, dhe kėrkesa e tij vlerėsohet si e pėrshtatshme, ėshtė Komiteti Shqiptar i Birėsimeve ai qė pėrshtat fėmijėn me familjen e re.

Pasi familjes i propozohet njė fėmijė, ēifti njihet paraprakisht me dosjen e fėmijės, pasi ata nuk mund tė kenė kontakte tė drejtėpėrdrejta me fėmijėt dhe institucionet ku ata jetojnė.

Pas pėrzgjedhjeve tė fėmijėve dhe familjeve, Komiteti i biresimeve u mundėson njė periudhė prove pėr tu pėrshtatur. Kjo mundėsohet duke i dhėnė prindėrve njė leje pėr tu takuar me fėmijėn. Periudha e provės pėrcaktohet nga mosha dhe veēanti tė tjera tė fėmijėve dhe prindėrve, dhe varion nga 2 javė deri nė 3 muaj. Njė ndėr kriteret qė pėrcaktohet nė ligjin shqiptar tė birėsimeve ėshtė diferenca e moshės mbi 18 vjeē mes prindit dhe fėmijės.

Rreth 80 % e fėmijėve birėsohen nė Shqipėri pasi dhe vetė legjislacioni i jep pėrparėsi birėsimit tė fėmijėve brenda vendit. Ndėrkohė pjesa tjetėr e tyre birėsohen nga familje jashtė vendit. Birėsimi i fėmijėve shqiptar jashtė Shqipėrisė bėhet duke u bazuar nė marrėveshje mes shtetesh. Vendet me tė cilat Shqiparia ka marrėveshje pėr birėsm janė Italia, SHBA, Kanadaja, Spanja dhe Franca.

HermesNews - ©2013