28/05/2013 15:23:50
NATO, aktivitet per menaxhimin e trafikut ajror
Nė Takimin Plenar tė Pranverės pėr Menaxhimin e Trafikut Ajror, morėn pjesė drejtues tė Forcės Ajrore, pėrfaqėsues nga Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe Autoriteti i Aviacionit Civil
TIRANE - Amendimi i politikave dhe udhėzimeve pėr njė menaxhim mė tė mirė tė trafikut ajror tė NATO-s, u diskutua tė martėn nė punimet e Takimit Plenar tė Pranverės tė Komitetit tė NATO-s pėr Menaxhimin e Trafikut Ajror (ATMC). I pranishėm nė kėtė aktivitet shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm i FA-sė, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi tha se, "Bashkėpunimi i shkėlqyer ndėrmjet Forcės Ajrore dhe ANTA-s, me mbėshtetjen e fuqishme tė Komponentit Ajror tė NATO-s nė Izmir dhe SHAPE-it, sollėn suksesin qė ne pėrjetojmė sot, policimin ajror mbi qiellin shqiptar", theksoi Gjunkshi. Nė Takimin Plenar tė Pranverės pėr Menaxhimin e Trafikut Ajror, morėn pjesė drejtues tė Forcės Ajrore, pėrfaqėsues nga Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) dhe Autoriteti i Aviacionit Civil, ushtarakė nga Forcat Ajrore, si dhe 70 pjesėmarrės nga vendet anėtare tė NATO-s, dhe PfP. Ky aktivitet pėrfundon punimet mė datė 30 maj.
HermesNews - ©2013