Video

24/05/2013 16:50:03

SHBA Izraelit, bllokoni kolonite

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka kėrkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu pėr tė shpallur publikisht njė bllokim total tė planifikimit tė ndėrtimit tė kolonive nė Bregun Perėndimor






TEL AVIV - Gjatė njė takimi nė Jerusalem, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka kėrkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu pėr tė shpallur publikisht njė bllokim total tė planifikimit tė ndėrtimit tė kolonive nė Bregun Perėndimor si dhe nė vendbanimet e izoluara, raportoi sot gazeta izraelite ''Maariv''.

Gazeta nuk ishte nė gjendje tė njoftonte pėrgjigjen e Netanyahut nė lidhje me propozimin e Kerryt. Sekretari amerikan i Shtetit, nga dita e djeshme, ka zhvilluar bisedime bilaterale me zyrtarė izraelitė dhe palestinezė pėr tė rifilluar negociatiat pėr paqe mes dy vendeve. Ky ėshtė misioni i tij i katėrt duke filluar nga shkurti.

Sekretari i jashtėm britanik, William Hague, i cili vizitoi gjithashtu Jerusalemin ditėn e djeshme, deklaroi se Izraeli kishte humbur pak nga mbėshtetja britanike dhe evropiane pėr shkak tė kolonive.

Nė njė intervistė pėr ''Sky News'', tė publikuar sot dhe tė cituar nga shtypi i Izraelit, Hague deklaroi se dritarja e hapur pėr mundėsinė e njė zgjidhjeje mes dy shteteve po mbyllej.

"Ne nuk biem dakord me vendosjen e vendbanimeve tė reja nė tokat e pushtuara. Izraeli ėshtė njė vend me tė cilin po bashkėpunojmė nė shumė mėnyra'', deklaroi Hague pėr ''Sky News''.

HermesNews - ©2013