Video

24/05/2013 11:51:04

Edhe njėherė pėr pėrplasjen

nga Grid Rroji






HermesNews - Njė analizė mbi pashmangshmėrinė e njė pėrplasjeje mes parisė dhe qytetarėve qė pata shkruar pak kohė mė parė, e botuar kėtė tė hėnė tek Panorama, u bė shkas i disa reagimeve edhe nga Tirana. Sipas njėrit syresh “gjatė fushatės paraelektorale ka pasur shpeshherė opinione tė hedhura nga kėnde tė ndryshme, jo nga njerėzit e medias, pėr dyshim tė proēesit zgjedhor, rrezik tė pėrplasjes shoqėrore dhe sociale tė aktorėve tė ndryshėm ditėn e zgjedhjeve apo para dhe pas”.

Nė gjykimin tim, reagimi qė ka shkaktuar shkrimi nuk ėshtė i justifikuar; arsyeja ėshtė se nė ato pėrfundime del ēdo profesionist qė shqyrton me kujdes tė dhėnat dhe kahjen e situatės. Reagimi i shumėanshėm tregon se paria jo vetėm qė ėshtė e ndėrgjegjshme pėr rrezikun qė i kanoset sistemit tė saj sundues, por edhe i trembet fort daljes nė shesh tė sė vėrtetės. Njė shprehje popullore thotė “qeni leh pėr tė tė trembur”. Mirėpo, jo tė gjithė i kanė frikė qentė. Dhe e vėrteta nuk ka ikur kund.

Pėr shkak tė interesit tė ngjallur dėshiroj qė t’i rikthehem dhe ta shtjelloj mė tej argumentin dhe bindjen time se nė pikėn kritike ku i ka ēuar punėt paria e Tiranės po pėrvijohet njė pėrplasje midis saj dhe qytetarėve e cila duket thuajse e pamėnjanueshme.

Duke qenė se kriza ekonomike, politike dhe shoqėrore ėshtė thelluar sė tepėrmi, procesi zgjedhor ėshtė i kontrolluar nga palėt, por duke marrė parasysh edhe se parisė i kanė mbaruar truket me tė cilat ėshtė mbajtur derimėtani, pėrplasja mes saj dhe qytetarėve ėshtė pėrfundim logjik. Dhe kjo nuk do ishte hera e parė qė sistemi oligarkiko-hajnor i krijuar nga bandat kriminale tė parisė sė Tiranės e ēon vendin drejt pėrplasjes.

Ka disa arsye qė mė shtyjnė tė arrij nė kėtė pėrfundim tė cilat do t’i radhis mė poshtė.

Gjendja e Shqipėrisė ėshtė kritike, ekonomia ėshtė nė rėnie tė lirė, arka e shtetit ėshtė bosh, shteti ėshtė nė rastin mė tė mirė i dobėt, politika ėshtė kriminale dhe e korruptuar deri nė palcė, dhe qytetarėt nuk shohin shpresė nga asnjėra nga forcat qė marrin pjesė nė kėto zgjedhje. Mė tej, mjafton tė thuhet se sundimi i ligjit ėshtė njė eufemizėm, dhe ligji nuk mbron qytetarin por parinė. Qytetarėt e kėrkojnė mbrojtjen jashtė kontureve tė ligjit.

Sa mė sipėr nuk janė opinione personale por gjykime tė bazuara nė tė dhėnat e fundit zyrtare dhe nga burime tė tjera brenda dhe jashtė vendit. Pėr shembull, Banka e Shqipėrisė nė raportin e saj tė fundit tremujor pohon se “nė kushtet aktuale nuk disponon instrumenta financiarė efektivė pėr tė ndikuar pozitivisht nė ekonomi”. Me pak fjalė, kushdo qė do qeverisė do pėrballet me njė ekonomi tė rrėnuar dhe nuk do ketė ndihmė permes politikave fiskale nga BSH-ja. Gjendjen e rėnduar e pohoi nė njė shkrim kėto ditė edhe ekonomisti dhe deputeti i shumicės Selami Xhepa.

Gjithashtu, mediat raportojnė nga tė dhėnat e qeverisė se hyrjet nė buxhetin e shtetit janė pakėsuar ndjeshėm tremujorin e parė tė 2013ės jo vetėm nė raport me vitet e katėrvjeēarit tė parė por edhe duke i krahasuar me vitin 2012 i cili ishte vit krize.

Mė tej, qeveria raporton se rritja ekonomike ėshtė rreth 4%, ndėrkohė qė CIA gjykon se rritja reale ėshtė 0.7%. Kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė garantuar daljen e ekonomisė nga kriza. Investimet publike janė tėrėsisht tė financuara me anė tė borxhit publik, raporti i tė cilit me PBB-nė ėshtė duke shkuar mbi 65 %. Si FMN ashtu edhe BB janė shprehur qartė se ky nivel ėshtė i papėrballueshėm. Vetė qeveria kishte si tavan 60% dhe nė objektivat e deklaruar nė strategjitė e saj financiare shquhet qartė synimi pėr uljen e borxhit nėn kėtė tavan.

Qeveria po riciklon veprat publike qė ka premtuar qė nga viti 2007 pėr tė bėrė fushatė megjithėse e di se shumica e tyre nuk kanė gjasė tė pėrfundojnė. Tuneli i Kėrrabės do hapet po gjasat janė qė shqiptarėt t’i paguajnė kostot e tij pėr vite me radhė. Arka e shtetit ėshtė bosh dhe nuk mund tė merret mė borxh. Thėnė thjesht, shteti po falimenton.

Nga ana e vet, opozita ėshtė po aq e kriminalizuar dhe nuk ka shpalosur asnjė vizion alternativ.Ajo jo vetėm qė nuk ka asnjė plan pėr tė dalė nga situata e rėnduar por bėn premtime tė rreme pėr ulje taksash dhe hapje vendesh pune. Ata nuk mund tė bėjnė fushatė reale kundėr qeverisė sepse kanė kooptuar njė pjesė tė saj.

Mė tej, nė vend qė tė ofrojnė zgjidhje reale “Rilindasit” lejla e kanė mendjen tek bėrja e premtimeve mė tė mėdha se qeveria, dhe tjerrja e informacionit dhe ana estetike. Ndoshta koordinimi i ngjyrave dhe funksionimi i autobuzave luksozė janė vėrtet shqetėsimi mė i madh i Rilindasve ngjalistė tė Ramės, por populli ka halle tė tjera. Dhe kėto halle nuk do tė zgjidhen nga Alister Kempbėlli apo Toni Bleri.

Situata nė KQZ ėshtė njė tjetėr shembull i papėrgjegjshmėrisė sė palėve. Qeveria e shpėrfilli hapur ligjin qė kish miratuar vetė me justifikimin qesharak “deshėn me na e fut”, duke pėrligjur parimin e forcės. Opozita u pėrpoq tė ndryshojė balancat nė KQZ me anė tė njė manovre finoke dhe megjithė thirrjet e partnerėve ndėrkombėtarė nuk i plotėson anėtarėt e saj. Kjo lloj sjelljeje ėshtė tipike e klaneve kriminale tė cilave nuk u bėhet vonė pėr pasojat qė veprimet e tyre kanė pėr shoqėrinė. Mirėpo kur tė mbarojnė zelli i fushatės dhe procesi zgjedhor qytetarėt do kėrkojnė llogari sepse nuk mbahet familja me rrenat e politikės. Nė mungesė tė zgjidhjeve, nuk mund tė mos ketė pėrplasje midis qytetarėve dhe parisė sunduese, cilado palė qoftė nė pushtet.

Nga pikėpamja politike, paria ka praktikuar parimin “pėrēa e sundo” me shumė efikasitet. Tė gjithė shqiptarėve u ėshtė imponuar tė jenė “me ne” apo me “ata”, “komunistė” apo “antikomunistė”, “tė djathtė” apo “tė majtė”. Sigurisht qė duke kontrolluar mjetet e informimit paria ka nėn kontroll edhe pėrcaktimin e kėtyre koncepteve, duke e vendosur qytetarin midis Shillės dhe Karibdės. Mirėpo, ēdo e keqe vjen me njė tė mirė-thotė populli. Grimcimi shoqėror dhe politik qė ka prodhuar kjo mėnyrė politikėbėrjeje ja ka ulur nė maksimum legjitimitetin dhe ja ka hequr parisė kontrollin e plotė mbi sferėn politike.

Sondazhet ka vite qė tregojnė njė besueshmėri nė ulje tė vazhdueshme tė politikės, ndaj askush nuk ka mė dyshime se palėt e parisė sė Tiranės janė thjesht banda kriminale. Pakti i ngjalave vetėm jua pėrforcoi qytetarėve gjykimin pėr parinė. Nė kushte tė tilla, qytetarit nuk i mbeten mė zgjedhje pėrveēse parimit tė sė keqes mė tė vogėl. Mirėpo, njė shprehje amerikane thotė “budallallėku mė i madh ėshtė kur bėn gjithmonė tė njėjtin veprim dhe pret rezultate tė ndryshme”. Shqiptarėt besojnė tek demokracia por ata nuk hanė bar. Ndaj edhe pėrplasja midis qytetarėve dhe bandave mafioze tė politikės ėshtė pėrfundim logjik.

Mė anė tjetėr, megjithėse palėt e parisė kontrollojnė ekonominė qendrore, burimet e shtetit dhe aparatin qendror mediatik, forcimi i klaneve lokale pėrbėn njė problem tashmė tė pakapėrcyeshėm pėr ta. Listat e deputetėve janė shembulli mė kuptimplotė i kėsaj dukurie. Nė asnjė qark tė vendit nuk mungojnė pasunarėt e rinj tė tranzicionit, bosėt e mafiave lokale dhe “tė besuarit pėr kokė ” tė kryetarėve. Nė diskutimin publik ėshtė tashmė e qartė se konkurrimi politik nė PD varet nga orekset dhe simpatitė vendore tė familjarėve tė kryeministrit, ndėrsa nė PS sundon klani i biznesmenėve tė cilėt e kishin provuar besnikėrinė ndaj Ramės gjatė drejtimit tė bashkisė.

Po ashtu, kapėrcimet nga njė klan tek tjetri bėhen nė funksion tė fuqisė lokale qė mund tė kenė kandidatėt dhe jo pėrkatėsia e tyre ideologjike. Kjo lloj sjelljeje ėshtė tipike e klaneve kriminale mafioze. Tanimė paria jo vetėm ėshtė pėrfaqėsuese e klaneve kriminale, ajo ėshtė e kapur prej tyre plotėsisht. Thėnė popullorshe, nė parlamentin e ardhshėm tė gjithė do tė jenė njė stof.

Njė situatė e tillė nuk mund tė vazhdojė pa fund.Edmund Bėrk shprehej kėsisoj kur analizonte keqqeverisjen e mbretėrisė britanike nė kolonitė amerikane mė 1769: “ēėshtja nuk ėshtė a ka qeveria tė drejtė t’a bėjė popullin e vet tė palumtur, por a ėshtė nė interesin e saj t’u plotėsojė qytetarėve tė vet aspiratat”. Historia e revolucionit amerikan na tregon se si pėrfundon njė pari politike e cila abuzon pa fre me popullin e vet.

Mirėpo, pyetja qė shtrohet ėshtė si mendon paria tė dalė nga kjo situatė? Paria i dėgjon paralajmėrimet me gjuhė diplomatike tė miqve e partnerėve edhe pse mundohet t’i interpretojė nė favor tė vet sa pėr sy e faqe. Ajo do tė pėrdorė tė gjitha mjetet qė ka nė dispozicion pėr tė ruajtur pushtetin e vet oligarkik, kėrcėnimet, frikėsimet, mbylljen e shtigjeve tė medias e deri edhe eliminimin fizik tė kundėrshtarėve tė vet nė raste tė veēanta. Jo mė kot njė numėr jo i vogėl kandidatėsh nė listat e palėve janė tė kėrkuar nga interpoli.

Por kėtė herė edhe ata vetė kanė frikė se situata ėshtė e pakapėrcyeshme. Ndaj edhe reagimet ndaj cilitdo gjykim jashtė kornizave tė pranuara nga paria janė tė pritshme. Paria e ka treguar se kur i cėnohet interesi ėshtė e gatshme tė mos ndalet pėrpara asgjėje. Frika i bėn qentė tė lehin e kafshojnė. Falė zotit, unė nuk i kam frikė qentė. Qeni leh po unė mbaj gati shkopin.


* Artikulli i marrė nga Blogu Rrethi i Ferrit

HermesNews - ©2013