Video

24/05/2013 11:03:48

Tė gjithė jemi tė dobėt...

nga Doriana Metollari






HermesNews - Tė gjithė jemi tė dobėt. Tė gjithė jemi tė brishtė. Njeriu nuk ėshtė kurrė i fortė pa i pranuar kufinjtė e vet por ky sistem ku jetojmė nuk tė jep hapėsirė nėse nuk dukesh i fortė para tė tjerėve. Tė marrėsh pamjen e njeriu qė nuk je. Nuk mund tė jesh prind, dhe tė mos dukesh i fortė, nuk mund tė bėsh karrierė pa iu imponuar tė tjerėve.

Brezat qė do tė vijnė shpresoj ta quajnė sistemi kaosi, sepse njeriu ende nuk ka vendosur tė jetojė pėr tė qenė nė ekuilibėr me veten dhe botėn rreth tij. Sistemi na mėson se nuk mund tė kemi sukses nėse nuk mėsojmė tė mos i shfaqim dobėsitė tona nė njė shoqėri qė mund tė pėrfitojė nė ēdo sekondė. Kjo ėshtė arsyeja qė ne rritemi dhe ndjehemi gjithnjė e mė tė vetmuar.

Liria ėshtė dhurata dhe prova mė e vėshtirė qė Zoti i bėri njeriut. Mendojmė se e kemi lirinė vetėm atėherė kur ua heqim tė tjerėve. Ja kurthi i parė. Jeta jonė nga eksplorim pėr pėrsosje kthehet nė luftė pėr ekzistencė qė e jetojmė me ankth e depresion. Nė kėtė vorbull jemi tė gjithė.

A mund tė dalim nga e gjitha kjo ?

Sikur t'i kisha tė gjitha pėrgjigjet do tė isha njeriu mė i lumtur nė botė. Di qė kemi nevojė tė gjithė pėr njeri-tjetrin pėr t'u plotėsuar si njerėz dhe pėr tė jetuar nė sintoni me atė ēfarė natyra na ka dhėnė pa kėrkuar asgjė nė kėmbim.

Jemi ne qė e komplikojmė negativisht ekzistencėn.

HermesNews - ©2013