Video
23/05/2013 18:53:21
Suedi. Prej dy vjetesh i vdekur
Gjendet trupi i nje burri. Askush nuk e dinte
SUEDI- Nje punetor ka gjetur trupin e nje burri brenda apartamentit te tij ne jug te Stockholmit ne Suedi. Sipas policise se kryeqytetit suedez, mendohet se trupi i personit duhet te kete qene i vdekur brenda baneses per rreth dy vjet.
Policia ka akuzuar direkt sherbimet sociale per mos gjetjen e trupit kohe me pare. Kjo eshte nje tragjedi, por ne qytete te medha, nuk mund te behet nje kontroll i imtesishem. Njerezit neper apartamentet e banimit nuk jane te interesuar per njeri-tjetrin, ka thene zedhenesi i policise.
Eshte e tmerrshme te mendosh se sa njerez vdesin keshtu ne te gjithe vendin, ka thene nje grua, e cila jeton fare ngjitur deres se apartamentit ku eshte gjetur edhe trupi i burrit.