Video
23/05/2013 18:18:41
Pergjakja e rrugeve te Londres
Tmerri dhe frika rikthehen serisht ne Londer
ANGLI- Britania e Madhe eshte futur serisht nen kurthin e terrorizmit. Vrasja brutale e nje ushtari e ndodhur mbremjen e djeshme ne Londer nga dora e dy burrave mbase te lidhur me grupet terroriste, ka bere qe te rrikthehet koha e diteve te qershorit te vitit 2005, kur kryeqyteti britanik ndjeu nje seri shperthimesh neper autobuse dhe me pas ne metro.
Nuk eshte ende e qarte nese te burrat e kane masakruar te vetem ushtarin dhe nese kane lidhje me grupet islamike, apo kane qene te shtyre nga xhihadistet. Njeri prej te dyve eshte identifikuar dhe behet fjale per Michael Adebolajo, nje 28 vjecar me origjine nigeriane, lindur dhe rritur ne Angli dhe i kthyer ne besimin islam dhjete vjet me pare.
Sipas deshmive te ndryshme, nje moment perpara sulmit, te dy personat kane bertitur me te madhe Allahu Akhbar, nje thirrje e zakonshme e cila te le te kuptosh thirrjet e atentateve.
Kryeministri britanik Cameron, ka folur menjehere per sulmin terrorist, duke denuar ashper te dy terroristet ende me duart me gjak. Motivet qe kane shtyre te dy personat ne kryerjen e ketij akti makaber ende jane te paqarta.