Video

23/05/2013 17:16:16

Partitė nesėr zyrtarisht nė fushatė

Gjatė fushatės zgjedhore, radiotelevizioni publik vė minutazh falas nė dispozicion tė partive politike tė regjistruara nė KQZ






TIRANĖ - Fushata elektorale pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 23 qershorit nis zyrtarisht tė premten, sipas rregullave ligjorė tė pėrcaktuar nė kodin zgjedhor.

Mė 22 qershor dhe gjatė gjithė ditės sė diele, me 23 qershor, partitė dhe mediat duhet tė respektojne atė qė nė ligj pėrcaktohet si "heshtje zgjedhore".

Kodi elektoral i njeh tė drejtėn ēdo subjekti zgjedhor qė tė bėjė propagandė zgjedhore nė mėnyrė tė ligjshme, si takime, tubime, postera publikė, ndėrkohė qė ajo ėshtė e ndaluar tė zhvillohet nė institucione publike.

"Ēdo afishim i materialeve propagandistike jashtė vendeve publike tė autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit tė ligjit, nė varėsi tė njėsisė qeverisjes vendore", thuhet nė nenin 79, pika 3 e kodit zgjedhor.

Gjatė fushatės zgjedhore, radiotelevizioni publik vė minutazh falas nė dispozicion tė partive politike tė regjistruara nė KQZ. Sipas vendimit tė Komisionit Zgjedhor, partitė qė nė zgjedhjet e vitit 2009 kanė fituar mė shumė se 20% tė vendeve nė Kuvend pėrfitojnė kohė tė barabartė, nė 30 ditėt e fushatės, e cila pėrllogaritet me rreth 60 minuta.

Ndėrsa partitė e tjera parlamentare qė kanė marrė nėn 20% tė vendeve nė Kuvend kanė kohė tė barabartė, 30 minuta, ndėrsa pėr partitė jashtė parlamentit koha e vėnė nė dispozicion ėshtė 10 minuta.

Respektimi i kohės televizive tė fushatės sė subjekteve zgjedhore nė media do tė monitorohet nga njė bord i posaēėm i ngritur pranė KQZ-sė, i cili nė rast shkelje tė minutazhit tė parashikuar nė ligj nga ana e operatorėve radiotelevizivė do tė aplikojė masa ndėshkuese.

Nė zgjedhjet pėr Kuvendin janė regjistruar zyrtarisht nė KQZ 66 subjekte zgjedhorė, tė grupuar nė dy koalicione, njė i spektrit tė djathtė "Aleanca pėr Punėsim, Mirėqenie dhe Integrim" dhe i spektrit tė majtė "Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane".

Dy partitė e reja nė skenėn politike shqiptare, 'Fryma e Re Demokratike" dhe "Aleanca Kuq e Zi" do tė garojnė tė vetme. Nė zgjedhjet e reja konkurojnė dhe tre kandidatė tė pavarur, mes tyre njė zonjė.

HermesNews - ©2013