Video

23/05/2013 16:33:39

Ekonomiku dhe juridiku tė preferuarit e qytetarėve pėr tregun e punės

Studimi/ Rreth 17% e tė punėsuarve nė Shqipėri janė nė sektorin e telekomunikacionit, ku pėrfshihen kompanitė celulare, telefonia fikse, internet provider, call center etj






TIRANĖ - Tregu shqiptar i punėsimit ėshtė i larmishėm, por shqiptarėt vazhdojnė tė jenė tradicional nė kėrkesat e tyre pėr shkollim dhe punėsim. Sipas njė studimi tė zhvilluar nė vendin tonė nga njė kompani private punėsimi dhe kėshillim karriere, HeadHunter, profesionet mė tė kėrkuara nga shqiptarėt mbeten ekonomik, juridik, profile tė mjekėsisė dhe inxhinierisė. Ndėrkohė qė nė mbarė botėn dhe nė vendin tonė, kushte dhe mundėsi mė tė mira pagese kanė sektorėt e telekomunikacionit dhe ai i shitjeve. Sipas kėtij studimi, rreth 17% e tė punėsuarve nė Shqipėri janė nė sektorin e telekomunikacionit, ku pėrfshihen kompanitė celulare, telefonia fikse, internet provider, call center etj. Ndėrkohė rreth 14% e tė punėsuarve janė nė sektorin e shitjeve dhe tė tregtisė. Gjithashtu rezulton se 6.4% janė tė punėsuar nė sektorin bankar.

Pėrqafimi i teknologjive tė reja nė Shqipėri krijon dhe mundėsi shumė tė mira punėsimi. Njė prej punėve mė tė kėrkuara dhe tė mė paguara nė vendin tonė, ėshtė inxhinier ATM (pėr mirėmbajtjen e bankomateve). Por aktualisht nė kėto vende pune janė punėsuar shtetas tė huaj, pasi ende nuk ėshtė pėrqafuar ky profesion nga vetė shqiptarėt.

Ndėrkohė dhe nga statistikat e zyrave tė punėsimit nė vendin tonė rezulton se ofertat mė tė shumta pėr vende tė lira pune janė informacion dhe komunikacion, ku aktualisht nė Tiranė janė regjistruar 99 vende tė lira nė kėtė sektor.

Ndėrkohė njė tjetėr sektor qė ofron vende tė lira pune, i regjistruar nė zyrat e punės nė Tiranė ėshtė dhe sektori i industrisė pėrpunuese, ku aktualisht ofrohen 42 vende tė lira. Mė pas nė listėn e sektorėve qė ofrojnė mė shumė punėsim renditen sektori i shitjeve, transportit dhe shėrbimeve.

HermesNews - ©2013