Video

23/05/2013 09:22:13

Greqi, 600 mijė fėmijė nė varfėri tė plotė

UNICEF, 'ituata ėshtė shumė shqetėsuese. Problemet me varfėrinė dhe pėrjashtimet sociale po rriten'






ATHINĖ - Si pasojė e krizės ekonomike pothuajse 600 mijė fėmijė nė Greqi jetojnė nėn pragun zyrtar tė varfėrisė, thuhet nė raportin e fundit tė Fondit pėr Fėmijė tė OKB-sė (UNICEF).

"Situata ėshtė shumė shqetėsuese. Problemet me varfėrinė dhe pėrjashtimet sociale po rriten", deklaroi pėrfaqėsuesi i UNICEF-it nė Greqi, Lambros Kanelopulos.

Sipas tij, situata e tillė ka ndikimin negativ jo vetėm ndaj mirėqenies sė fėmijėve, por edhe ndaj shėndetit tė tyre dhe zhvillimit normal. Tė dhėnat e UNICEF-it tregojnė se pėr momentin rreth 597 mijė fėmijė nė Greqi jetojnė nė kushte tė varfėrisė, thėnė ndryshe 158 mijė fėmijė mė shumė sesa vitin e kaluar.

Sipas kėtij fondi, nga numri i pėrgjithshėm i fėmijėve qė jetojnė nė varfėri, pothuajse 322 mijė prej tyre nuk mund t'i pėrmbushin nevojat bazė ushqimore.

HermesNews - ©2013