Video

22/05/2013 20:23:25

Rama pėrqėndrohet nė institucionet: zgjedhjet do vendosin pėr ecurinė

Kreu i opozitės flet pėr zgjedhjet: roli i institucioneve dhe ligje pėr zbatim. Loja zgjedhore me tre ligjet e integrimit ende nė skenėn zgjedhore. Mazhoranca pėrqėndron sulmet mbi opozitėn, ndėrsa votuesit presin ende alternativat






TIRANE - Gjatė paradites sė sotme zoti Meta ka bėrė njė deklaratė ku ka ftuar mazhorancėn pėr tė votuar tre ligjet. Ju e keni shprehur edhe pak ditė mė parė mbėshtetjen tuaj pėr kėtė deklaratė, por cilat janė hapat e mėtejshėm qė do tė ndėrmerrni pėr kėtė ēėshtje ?

Qysh ditėn e parė, qė kryetari i LSI ka dalė me njė paketė kompromisi pėr tė miratuar tė tre ligjet dhe vendosur qė ato tė hyjnė nė fuqi me parlamentin e ri, ne jemi shprehur dakord me kėtė paketė. Nė fakt kėtu bėhet fjalė pėr dy ligje dhe Rregulloren e Kuvendit, jo pėr tre ligje dhe kam nevojė ta nėnvizoj kėtė gjė. Mirėpo ėshtė e qartė qė ka vetėm retorikė dhe propagandė tė shfrenuar antiopozitare nga qeveria dhe mesa duket nuk ka nė fakt, asnjė vullnet pėr t’i miratuar kėto ligje.

Duket se kjo ēėshtje ėshtė kthyer nė njė pingpong politik pasi dy ditė mė parė kryeministri Berisha nga Gjirokastra deklaroi se do t’i kėrkojė kryetares sė parlamentit dhe deputetėve tė vetė qė tė votojnė qė nesėr tre ligjet. Kush ėshtė e vėrteta e kėsaj deklarate, tė gjithė thonė po, por ndėrkohė...?

Nė kėtė rast e vėrteta ėshtė e thjeshtė. Ėshtė shumica ajo qė ka nė dorė tė marrė nismėn, tė paraqesė nė Kuvend propozimin pėr miratimin e kėtyre dokumenteve me propozimin e kompromisit tė bėrė nga LSI. Pastaj vota e Kuvendit do tė tregojė se kush ka ndėrmend ēfarė, kush bėn propagandė dhe kush nė fakt ėshtė i interesuar drejtpėrdrejtė pėr ecurinė e proēesit. Edhe pse unė e kam thėnė dhe e pėrsėris qė nuk janė nė thonjėza tre ligje qė e pengojnė Shqipėrinė tė afrohet mė tutje nė Bashkimin Europian, po janė 3 pushtete qė mungojnė. Pushteti legjislativ, qė ėshtė i gjithi nėn kontrollin e njė njeriu tė vetėm. Pushteti ekzekutiv, qė ėshtė nėn kontrollin e korrupsionit dhe pushteti gjyqėsor, qė ėshtė i gjithi nėn kontrollin e ekzekutivit dhe tė korrupsionit.

A jeni i gatshėm tė uleni me kryeministrin Berisha nė njė tryezė bisedimi pėr kėtė ēėshtje pasi LSI ka bėrė atė propozim kompromisi, kurse kryeministri thotė le tė votojnė ato projektligje tė cilat kanė kaluar nga Komisioni i Ligjeve dhe janė nė Parlament ?

Faktikisht, ėshtė e qartė qė ėshtė kryeministri, ai qė mesa duket qė ka nevojė qė kėto tre ligje tė qėndrojnė tė pavotuara, pėr tė mbushur ēdo ditė topat e tij tė fushatės elektorale, tanimė, qė i gjithė baruti ėshtė lagur komplet dhe pėr t’u pėrpjekur qė t’u tregojė shqiptarėve atė qė shqiptarėt nuk e besojnė, se gjithēka ata po jetojnė nė gjithė kėtė papunėsi, nė gjithė kėtė varfėri, nė kėtė dėshpėrim social lidhet me kėto tre ligjet dhe lidhet me opozitėn. E vėrteta ėshtė qė shqiptarėt janė shumė tė vetėdijshėm qė koha pėr rotacionin ėshtė vetėm pak ditė pėrpara tyre dhe nė 23 qershor ata do ta vendosin me votė pėrfundimisht. Rrotacionin dhe fundin e kėtij rrėnimi tė vazhdueshėm.

Menjėherė pas deklaratės sė zotit Meta ka reaguar ministrja e integrimit zonja Bregu, e cila thotė se opozita nuk ėshtė e gatshme t’i votojė kėto tre ligje. Komenti juaj ?

Po pra, ėshtė zonja Bregu, ėshtė edhe zoti Kodra, Saliu. Kodra pas bregut dhe bregu qė dalė menjėherė pas kodrės. Prandaj, shqiptarėt nė 23 qershor do ta lėnė edhe kodrėn edhe bregun dhe do tė vazhdojnė nė det tė hapur rrugėtimin e tyre drejt Familjes Europiane.

* Intervista dhėnė pėr gazetarin Muhamed Veliu Top Chanel

HermesNews