Video

21/05/2013 18:02:48

Asteroidi qė do tė prekė Tokėn

Me njė diametėr prej 2.7 kilometra, ky asteroid mund tė pėrbėjė njė rrezik pėr Tokėn






NASA - Asteroidi 1998 QE2 , i zbuluar 15 vjet mė parė nga shkencėtarėt e Nasa-s falė teleskopit Linear, do tė prekė planetin tonė mė 31 maj. Me njė diametėr prej 2.7 kilometra, ky asteroid mund tė pėrbėjė njė rrezik pėr Tokėn.

Gjithsesi, falė Jet Propulsion Laboratory tė NASA-s , qė monitoron tė gjithė trupat qė ndodhen nė orbitėn rreth planetit tonė, jemi nė dijeni se asteroidi nė fjalė do tė kalojė me njė distancė 5.8 milion kilometra nga Toka, qė do tė thotė 15 herė distancėn qė ndodhet mes Tokės dhe Hėnės. Gjatė kalimit tė tij nė pranėsi tė Tokės, jo tė gjithė do mund ta shohin trupin qiellor, vetėm radioskopet dhe teleskopet mė tė avancuar do tė mund ta vėzhgojnė.

Ende nuk dihet nga e ka prejardhjen ky trup, por sipas disa teorive shkencore mund tė jetė njė kometė e vjetėr qė ėshtė shpėrbėrė pėr shkak tė kohės qė ka kaluar nė pranėsi tė diellit, i cili ka shkrirė pjesėn e jashtme tė sipėrfaqes sė tij. Afrimi ndaj Tokės pėrbėn edhe njė mundėsi tė cmuar pėr tė studjuar mė nga afėr karakteristikat dhe origjinėn e tij. Sic thekson astronomi Lance Benner mund tė mos e shohim mė asteroidin pėr dy shekuj tė tėrė.

Duke konsideruar numrin e madh tė trupave qiellor, edhe me masė tė madhe, qė arrijnė periodikisht nė orbitėn e planetit tonė, si pėr shembull asteroid i 15 shkurtit tė shkuar qė shkaktoi 1300 tė plagosur nė Rusi, NASA ka vendosur tė rrisė buxhetin pėr kėrkimet dhe studimet mbi trupat qiellor nga 6 deri nė 20 milion Dollarė.
Sė fundmi ėshtė aprovuar njė projekt, i quajtur Osiris Rex, i cili falė lancimit tė njė sonde nė hapėsirė e parashikuar pėr 2016 do tė mund tė mbledhė kampione tė masave mesatare tė asteroideve dhe lloje tė tjera trupash qiellor.

Daniela Vathi