Video

21/05/2013 18:00:33

Shpėrthim gjigant nė Hėnė shkaktuar nga njė meteorit

Shpėrthimi mė i shėndritshėm i parė deri tani, si pasojė e pėrplasjes sė njė meteoriti me sipėrfaqen e Hėnės






NASA - Impakti i njė meteoriti mbi sipėrfaqen e Hėnės ka krijuar njė shpėrthim gjigant i cili mund tė shihej me sy pėr disa caste edhe nga Toka. Nė tė vėrtetė ky impakt nuk ėshtė i pari, por i fundit i njė “reshje meteoritėsh” (rreth 300) qė kanė rėnė mbi sipėrfaqen e satelitit tonė nga viti 2005 deri mė sot.

Meteoriti me njė diameter prej mė pak se gjysmė metri dhe njė peshė prej 40 kilogram, ka goditur njė pjesė tė Hėnės e njohur si “Mare Imbrium” duke shkaktuar njė krater me diametėr prej 20 metrash. “Guri hapėsinor” ka pasur njė impakt aq tė shpejtė me sipėrfaqen e satelitit saqė energjia eē liruar mund tė krahasohet me atė tė shpėrthimit tė 5 tonelatave tritol.

“Ka shkaktuar njė dritė 10 herė mė tė madhe nga c’jemi mėsuar tė shohim deri tani” – komenton Bill Cooke i Meteoroid Environment nė NASA.
Dhe nė fakt, kushdo qė tė kishte vėzhguar me kujdes hėnėn nė ato momente, mund tė kishte parė dritėn e madhe tė cliruar nga impakti pa nevojėn e ndonjė teleskopi. Pėr rreth njė sekond, vendi i impaktit ka ndricuar sa njė yll nė shkallėn e katėrt tė magnitudos.

“Gjatė natės sė 17 marsit- kujton Cooke- telekamerat e NASA-s dhe tė University of Western Ontario kanė kapur njė numėr tė pazakontė meteoritesh nė Tokė. Kėta “topa tė zjarrtė” po udhėtonin nė orbita pothuajse identike mes Tokės dhe fashės sė asteroideve. Kjo mund tė nėnkuptojė qė planeti ynė dhe Hėna janė goditur nga mė shumė meteorite njėkohėsisht.
“Hipoteza ime ėshtė se dy ngjarjet kishin lidhje me njėra tjetrėn”- thotė eksperti.

Daniela Vathi