21/05/2013 03:19:25
Korce. Denoncohet mungesa e ilaceve
Drejtori, Ylli Qirinxhi, hakmerret ndaj gazetareve
KORCE- Drejtori i spitalit rajonal te Korces, Ylli Qirinxhi eshte hakmarre ndaj disa gazetareve te qytetit juglindor, duke i perjashtuar publikisht nga te gjitha aktivitetet e insitucionit te cilin ai sapo e ka marre ne dore nen drejtim.
Denoncimi
Arsyeja e marrjes se ketij vendimi ekstrem, ndaj gazetareve ka qene denoncimi ne disa prej mediave lokale dhe qendrore per mungesen e theksuar te medikamenteve mjekesore qe ka spitali rajonal. Sipas gazetareve, transmetimi i kronikave ne media ne lidhje me kete fakt eshte vertetuar me se miri edhe nga vete pacientet e shtruar apo edhe te aferm te tyre. Ata duhet qe te rendin jashte ambjenteve te spitalit te blejne medikamentet e nevojshme mjekesore, pasi ato nuk ndodhen ne farmacine e institucionit shendetesor, duke mbajtur neper duar faturat e cmimit dhe listen e medikamenteve qe duhet te blejne.
Hakmarrja e drejtorit
Fill pas publikimit te ngjarjes, gazetaret e Korces jane drejtuar per ne zyren e drejtorit Ylli Qirinxhi, per te marre nje prononcim publik ne lidhje me shqetesimin e mungeses se medikamenteve mjekesore. Sapo gazetaret kane hyre brenda ambjenteve te zyres, menjehere drejtori Qirinxhi eshte perballur ashper me ta. Qe sot e tutje disa prej jush nuk kane per te marre asnje informacion ne kete institucion pa marre me pare lejen time, ka thene ai. Madje, kercenimi ka shkuar deri atje sa disa prej jush gazetareve, nuk do te shkelin me ne spital per asnje lloj informacioni.
Ylli Qirinxhi eshte vendosur ne postin e drejtorit te spitalit rajonal te Korces nga Ministria e Shendtesise, fill pas shkarkimit nga ky post i ish drejtorit Arben Buzo mbi nje muaj me pare. Shkarkimi dhe emerimi i tyre eshte bere menjehere pas largimit te LSI-se nga koalicioni qeveritar. Ish drejtori Arben Buzo eshte njeri nga pjestaret kryesore te kesaj force politike ne Korce dhe pikerisht ky fakt mendohet se ka ndikuar ne shkarkimin e tij dhe emerimin e Ylli Qirinxhi.
Edison Myrteza