Video

20/05/2013 18:03:47

Bashkimi familjar nuk aplikohet nėse martesa ėshtė vetėm formale

Gjykata e Lartė ka hedhur poshtė tė drejtėn pėr bashkim familjar kur martesa ėshtė vetėm formale






HermesNews - Martesa nė Shqipėri me njė shtetase italiane nuk justifikon faktin qė njė i huaj, i cili ka marrė ekspuls, tė hyjė pėrsėri nė Itali brėnda njė viti, sepse ėshtė e nevojshme tė tregohet bashkėjetesa me bashkėshortin.

Rasti qė solli kėtė vendim nė Itali ishte ai i njė qytetari shqiptar, i cili pasi kishte marrė ekspuls nė 2009, ishte zbuluar tek sa bėnte njė kontratė martese me njė shtetase italiane. Pasi u arrestua dhe u dėrgua sėrish nė Shqipėri, ankimi i tij nė gjykatė u refuzua pėr shkak se hyrja e tij nė Itali kishte qenė e pa(a)utorizuar.

Martesa e tij nė Shqipėri me njė shtetase italiane nuk i jep tė drejtėn qė tė rikthehet nė Itali brėnda mė pak se njė viti, kur ekspulsi qė ka marrė mė parė i ndalon hyrjen pėr pesė vjet dhe nė kėtė rast ėshtė e nevojshme tė tregohet bashkėjetesa me bashkėshorten. Vendimi i kėtij akti ka si qėllim parandalimin e martesave formale, qė shfrytėzohen pėr tė marrė lejen e qėndrimit.

Daniela Vathi