Video

17/05/2013 11:02:48

Ipeshkvijtė apelojne per votimet

Letėr e krerėve tė Kishes katolike drejtuar qytetareve






TIRANE - Edhe pak kohė na ndan nga votimet e pėrgjithshme tė datės 23 qershor 2013 nė tė cilat do tė zgjidhen ata qė pėr njė katėrvjeēar tjetėr do tė jenė deputetėt e Parlamentit shqiptar dhe mazhoranca qė do t’i japė vendit njė qeveri.

Ne, ipeshkvijtė katolikė nė Shqipėri, me anė tė kėsaj letre i ftojmė besimtarėt katolikė si edhe njerėzit vullnetmirė qė tė marrin pjesė nė zgjedhje si njė rast pėr tė marrė pjesė nė jetėn publike tė vendit. Nuk mund tė mohojmė hapat e rėndėsishėm qė janė bėrė pėrpara. Por as mund tė mos vėmė re disa dukuri negative qė mund tė dėmtojnė rėndė procesin zgjedhor nė kėto votime e prandaj duke i pėrmendur duam t’ua sjellim ndėrmend tė gjithėve nė mėnyrė qė procesi tė shkojė sa mė mirė.

Sė pari ju kujtojmė fjalėt e Koncilit II tė Vatikanit: “Tė gjithė shtetasit kanė tė drejtėn, qė ėshtė edhe detyrė, qė ta pėrdorin votėn e tyre tė lirė pėr nxitjen e sė mirės sė pėrbashkėt” (Gėzimi dhe Shpresa n. 75). Papa Gjon Pali II pohoi: “Akuzat pėr karrierizėm, pėr idhujtari tė pushtetit, pėr egoizėm dhe pėr korrupsion qė jo rrallė u drejtohen njerėzve tė pushtetit, tė parlamentit, tė klasave sunduese, tė partive politike .... nuk e arsyetojnė aspak as skepticizmin dhe as mospjesėmarrjen e tė krishterėve nė punėn publike” (Besimtarėt Laikė n. 42). Ėshtė e njohur se nė shumė zona tė Shqipėrisė vota shitet, blihet apo rrėmbehet nėn kėrcėnim. Tė dashur vėllezėr, shitblerja e votės ėshtė shitblerja e lirisė. Me anė tė votės qytetari zgjedh atė qė e qeveris dhe jo njė blerės qė bėhet pronari i lirisė sė tij. Njė i zgjedhur qė vjen nė pushtet me njė votė tė vjedhur apo tė blerė nuk e meriton atė vend. Po ashtu ai qė shet votėn shet dinjitetin e tij dhe me kėtė votė sjell nė pushtet dikė qė ia blen kėtė dinjitet: e gjithė kjo ėshtė nė dėm tė pėrbashkėt. Pėrveē votės sė blerė njė fenomen i rėndė ėshtė vota nėn kėrcėnim, sidomos lidhur me premtim tė vendit tė punės. Prandaj ėshtė me rėndėsi tė mos pėrfshihet administrata publike vendore apo qendrore nė kėtė proces e aq mė pak tė kėrcėnohen me privimin e vendit tė punės persona qė duan tė votojnė ndryshe apo kanė njė bindje ndryshe nga forca politike qė i ka futur nė punė. Kjo ėshtė shkelje e hapur e tė drejtave tė njeriut dhe tė punėsuarit qė me kėtė punė mban familjen e tij.

Sė dyti u bėjmė thirrje forcave politike dhe kandidatėve tė bėjnė njė fushatė zgjedhore pozitive pa e ulur nivelin nė fyerje, sharje, poshtėrime tė karakterit personal apo familjar sikurse shpeshherė janė vėnė re nė kėto vitet e fundit nga individė apo grupe njerėzish. Duhet njė fushatė qė bazohet mbi propozimet programatike dhe jo mbi denigrimin e tjetrit. Lidhur me kėtė bėjmė thirrje qė tė mos bėhen pjesė e fushatės fėmijėt e shkollave dhe adoleshentėt e tė mos abuzohet me to.

Sė treti ėshtė mė se i nevojshėm njė administrim i rregullt i procesit tė zgjedhjeve nė tė gjitha hallkat e tij. Nė kohėt e fundit mjerisht vėrehen tendenca manipulimi nė kėtė proces nga ana e partive politike. Vėshtirėsitė qė po hasen kėto ditė duhet tė tejkalohen nėpėrmjet zgjedhjeve qė garantojnė njė proces transparent administrimi dhe numėrimi tė votave pėr tė pasur njė rezultat legjitim.

Sė katėrti ka shumė rėndėsi njohja e zgjedhjeve dhe pranimi i rezultatit nga tė gjitha palėt dhe kontributi qė procesi tė jetė sa mė demokratik pėr tė pasur njė Parlament e Qeveri legjitime dhe efikase. Tė mos harrojmė se nė legjislaturėn qė po lėmė pas nuk mundėm tė merrnim statusin e vendit kandidat tė Bashkimit Evropian. Ky ėshtė njė dėshtim qė i faturohet politikės sikurse e kanė theksuar edhe partnerėt ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė pėr arsye tė mos administrimit tė mirė tė zgjedhjeve nė tė gjitha etapat, tė mosmarrėveshjes pėr miratimin e ligjeve tė nevojshme pėr kombin.

Ne jemi tė bindur dhe e ritheksojmė se e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė ajo evropiane. Prandaj mbarėvajtja e kėtij procesi do tė thotė shumė pėr kėtė tė ardhme. Tė dashur besimtarė dhe tė gjithė ju miq vullnetmirė, ndėrsa ushtroni detyrėn dhe tė drejtėn tuaj tė votės mos harroni se vota juaj duhet tė shkojė aty ku ju thotė ndėrgjegjja dhe pėr ato programe qė promovojnė vlerat mė tė mira njerėzore: tė drejtat e pacenueshme tė jetės, familjen dhe moralin, gur themeli pėr njė shoqėri tė shėndoshė.

Vota juaj duhet tė jetė pėr njė Parlament qė sjell njė qeveri, e cila lufton pa kompromis korrupsionin, kėtė plagė vdekjeprurėse pėr demokracinė nė Shqipėri. Gjithashtu ju bėjmė thirrje tė gjitha strukturave shoqėrore dhe qytetarėve qė tė angazhohen pėr njė Shqipėri pa vrasje dhe hakmarrje. Jeta ėshtė e shenjtė dhe askush nuk mund tė prekė jetėn e tjetrit. T’i lutemi Zotit pėr njė Shqipėri qė di tė garantojė zgjedhje tė lira dhe demokratike e pėr njė mbarėvajtje tė procesit zgjedhor tė 23 qershorit 2013.




Komunikatė pėr Shtyp