Video

16/05/2013 03:33:27

Kolumbi. Komplot per vrasje masive

Plan per vrasjen e aktivisteve dhe gazetareve





KOLUMBI- Gazeta “El Pais”, rrefen per zbulimin nga ana e qeverise kolumbiane te nje plani ne fazen thuajse perfundimtare qe parashikonte vrasjen e nje grupi aktivistesh, te cilet ne vitin 2011 kane provuar lidhjen e politikes me grupet e armatosura ne zgjedhjet lokale. Mes objektivave ishte edhe nje gazetar.

Rreziku
Leon Valencia, 58 vjec, nje analist politik i perfshire ne liste, duket se eshte shume i frikesuar. Nga ana tjeter, burri e di se cdo te thote te jetosh nen kercenim. Ai e vuan kete situate qe kur ka dokumentuar lidhjen mes politikes dhe grupeve te dhunshme 18 vjet me pare. Qe prej asaj kohe jeton i mbrojtur me truproja dhe nje makine anti-plumb. Ne liste jane edhe pjestaret e Arco Iris Coorporation.

Rreziku vjen nga veriu
Valencia ka shpjeguar se sipas tij keto kercenime varen nga persona shume te fuqishem te mbrojtur nga imuniteti. Nga ana tjeter qeveria ka mbyllur cdo porte per cfaredolloj dhune me viktimat, fajtore per hetimet dhe skandalin e 127 kandidateve ne zgjedhjet lokale te vitit 2011, ndersa i gjithe rreziku vjen nga veriu i vendit, atje ku grupet kriminale dhe lidhjet mes shtetit dhe krimit jane shume te forta.

Ne realitet, dyshimet jane ne lidhjet qe forcat paraushtarake, politikane dhe grupeve te armatosura. Objektivat kane qene qe te mos lejohet asnje te dale nga Kolumbia edhe pse gjate kesaj kohe shume prej tyre jane detyruar te arratisen, por sipas shefit te policise, ka ardhur momenti qe ketij veprimi t’i thuhet “mjaft”. Ne vend jetojne nen mbrojtje mbi 90 gazetare, nderkohe qe jane mbi 158 te tjere ata qe jane bere viktima te agresionit gjate vitit te fundit.

Edison Myrteza