Video

15/05/2013 10:19:36

Aplikimet e reja OnLine pėr patentata

Njė shėrbim qė u ofrohej qytetarėve me anė tė regjistrave me dorė kalohet nė njė shėrbim 100% tė dixhitalizuar






TIRANĖ - Kryeministri Sali Berisha merr pjesė nė pėrurimin e shėrbimit tė dytė pėr qytetarėt e-Patenta nė portalin unik qeveritar e-Albania.al, si shėrbim i Drejtorisė sė pėrgjithshme tė shėrbimeve tė transportit rrugor (DPSHTRR).

Projekti i interoperabilitetit shėnon vlerėn e €2.6 milionė me financim tė komunititet europian dhe DPSHTRR me njė investim prej L15 milionė realizoi bllok-skemėn llogjike tė shėrbimit e-Patenta qė ėshtė zbatuar nga kompania shqiptare Advanced Business Solutions (ABS).

Pėr realizimin e kėtij projekti ėshtė bėrė pėrpunimi i tė dhėnave tė lejeve tė drejtimit tė arkivuara qė para viteve 1990 dhe deri nė ditėn e sotme. Janė marrė dhe pėrpunuar tė gjithė regjistrat ekzistues tė mbushura me dorė tė viteve tė shkuara dhe ėshtė bėrė dixhitalizimi i dosjeve tė afro 634 mijė shtetasve tė pajisur me leje drejtimi.

Mbyllet faza e parė e shėrbimit e-Patenta, e cila si fillim ėshtė e disponueshme pėr zyrėn rajonale tė Tiranės dhe brenda muajit Qershor ky shėrbim do tė pėrdoret nga qytetarėt nė tė gjithė Shqipėrinė. Gjithashtu, brenda 10 ditėve, shėrbimit pėr aplikim pėr patentė tė re, do t’i shtohen edhe tre shėrbime tė tjera pėr aplikim pėr rinovim leje drejtimi, aplikim pėr zėvendėsim leje drejtimi tė dėmtuar dhe aplikim pėr zėvendėsim leje drejtimi tė humbur.

Si rezultat i pėrfundimit tė kėtij projekti, nga njė shėrbim qė u ofrohej qytetarėve me anė tė regjistrave me dorė kalohet nė njė shėrbim 100% tė dixhitalizuar. Pėr kryerjen e tė gjithė procesit tė regjistrimit pėr tu pajisur me leje drejtimi qytetarėt dhe autoshkollat, mė parė duhej tė humbnin 1 ditė pune, ndėrsa tani ky proēes bėhet nga zyra apo shtėpia dhe vetėm pėr 6 minuta.

HermesNews - ©2013