Video

14/05/2013 17:03:53

A duhet tė kthehesh pas ?

nga Doriana Metollari






HermesNews - Ia vlen tė kthehesh pas kur njė vendim ėshtė marrė ? Nuk e di. Unė disa herė e kam bėrė dhe ja ēfarė kam zbuluar: njė rrugė tė re. Gjithsesi nuk ia vlen dhe nuk duhet tė jesh pėrherė i lėkundur, tė paktėn jo pa patur arsye tė fortė pas.

Tė jesh dikushi nė jetė do tė thotė tė shohėsh sa mė pak ēfarė lė pas dhe tė mos kthehesh as pėr njė minutė kur merr njė vendim, por kur instinkti tė thotė “bėje!” mbase duhet ta provosh. Njė herė do tė thoja, jo mė shumė se pastaj bėhesh i varur nga vesi yt.

Nė njė shoqėri tė zhurmshme, siē ėshtė kjo e jona sot, nuk para ka shumė hapėsirė pėr t’i vėnė vesh zėrit tė brendshėm, sepse tė paktėn njė zhurmė makine, nje zile celulari, njė mbledhje qė nuk duhet ta humbasėsh apo njė takim me fjalė boshe, do tė tė bėjė me patjetėr tė jesh nė anėn e atij qė thotė, “nuk ke kohė”.

E megjithatė ēelėsi i suksesit nuk ėshtė tė gjesh kohė, por tė seleksionosh. E kam kuptuar dhe po e praktikoj nė 360 gradė. Seleksionimi ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė mos humbur ēastet qė me tė vėrtetė do tė tė duhen pėr tė investuar nė diēka tė dobishme pėr ty.

Kur seleksionon, ndalesh dhe reflekton pėr atė qė ėshtė me tė vėrtetė e rėndėsishme dhe kur e kupton se ėshtė e rėndėsishme, mund tė kthehesh pas me durim sepse truri ėshtė i pėrqėndruar nė atė qė e intereson dhe shqisat janė tė zgjuara ndaj sinjaleve qė i japin qėllimet nė tė pėrditshmen.

Pėr kėtė doja t'ju flisja sot. Nuk mund t'ju them, nėse duhet ose jo tė ktheheni pas, por mund t'ju them me siguri se jeni ju ata qė duhet tė zgjidhni, dhe pėr ta bėrė duhet tė ndjeheni tė lirė nga ankthet, emocionet negative dhe paragjykimet qė mund tė kenė pėr ju. Tė lirė nga ambjenti qė ju rrethon nga bota me tė cilėn keni kontakt ēdo ditė.

Dhe liria kushton.

Liria ėshtė pėrgjegjsi, zgjedhje, ėshtė frymėmarrje. Liria ėshtė detyra mė e vėshtirė qė do tė keni nė jetė pėr veten tuaj dhe mėsimi qė askush nuk do t'ua japė dot, sepse ėshtė terėsisht nė ndėrgjegjen e secilit, vullnetin dhe zgjedhjet qė bėni ēdo ditė dhe janė zgjedhjet qė t'ju japin lumturinė.

Prandaj nėse ia vlen tė ktheheni pas, bėjeni, por mė parė mėsoni si tė jini tė lirė.

HermesNews - ©2013