Video

14/05/2013 07:56:11

Sekretet e burgjeve amerikane

Skandale qe nuk jane publikuar nga SHBA-ja





SHBA- Sistemi amerikan i burgjeve eshte nje biznes qe nuk eshte e lehte te humbase. Me 1 Janar te vitit 2008, nje amerikan i moshes se rritur ne 100 vete ishte ne burg, ndersa 7 ne 100 jane ne nje fare menyre te ndjekur penalisht.

Profili
Ne vitin 2008, nese 1 i rritur ne 31 vete ishte ne burg apo i ndjekur penalisht, numri vjen duke u rritur ne vitet me pas. Lufta ndaj droges ka bere viktima sidomos mes popullsise me ngjyre dhe te miturve, nga ku 100 mije jane ne burg dhe mbi 90 per qind e te denuarve jane meshkuj.

Histori te shumta
ADX ne Florence, burg i sigurise se larte ne Malet Shkembore ne Colorado, eshte nje nga rastet kryesore te denimeve te te rriturve. Burgu ka brenda 490 meshkuj, te gjithe ne izolim 23 ore ne dite, pa u lejuar aspak te flasin me te denuarit e tjere ne qeli. Vendi eshte i njohur edhe me emrin “Versioni i paster i Ferrit”. Atje, qelite jane shume te vogla dhe me dritare te bllokuara nga cdo lloj kontakti. Te denuarit atje kalojne vitet e denimit per krime te renda apo te konsideruar si shume te rrezikshem. Te gjithe jane te veshur me uniformen e burgut me mbishkrime.

Pikerisht eksperienca e izolimit menjehere pas denimit ne qelite iraniane, disa persona spjegojne se si muajt e kaluar ne keto kushte kane lene tek ata shenja te pariparueshme.

Bejne si te duan
Sistemi i burgjeve amerikane eshte shume i ndryshem dhe varion nga njeri shtet ne tjetrin dhe madje nga nje zone ne tjetren. Ne Tent City, burgo ndodhet brenda tendave te ngritura nga Joe Arpaio, sherifi i zones se Marciopas ne Arizone. Burri i mbiquajtur “Sherifi me i cuditshem ne SHBA”, ka vendosur te shkurtoje ne maksimum shpenzimet e denimeve duke krijuar keshtu nga vetja e tij nje kamp ku te denuarit flejne neper tenda dhe sherbimet jane fare pak metra te ndara nga zyrat.

Kampi permban emigrante clandestine, te denuar te zonave te ndryshme dhe kriminele jo te rrezikshem, te cilet jane te detyruar te qendrojne neper tenda me temperaturat qe i kalojne mbi 40 grade, ashtu si ushtaret amerikane ne Irak.

Edison Myrteza