Video

13/05/2013 10:36:37

Kontrolle tė vazhdueshme nė doganė

Fluksi nė rritje i lėvizjes sė mallrave tė konsumit nė tė dy anėt e kufirit ka sjellė edhe rritjen e nivelit tė kontrollit, i shtrirė gjatė 24 orėve






KUKES - Fluksi nė rritje i lėvizjes sė mallrave mes Shqipėrisė e Kosovės ka bėrė tė rritet edhe kontrolli ndaj tyre me tė vetmin synim, mbrojtjen e shėndetit tė konsumatorit. "Fluksi nė rritje i lėvizjes sė mallrave tė konsumit nė tė dy anėt e kufirit ka sjellė edhe rritjen e nivelit tė kontrollit, i shtrirė gjatė 24 orėve. Kjo ka bėrė qė tė parandalohet thuajse krejtėsisht hyrja nė treg e mallrave nė prag tė skadencės, ose tė skaduara", thotė drejtori i drejtorisė rajonale tė Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit, Bilbil Myftari.

Nė kėtė periudhė vemendja ėshtė pėrqėndruar nė kontrollin e mallrave si, miell, djath, sallamra etj, qė cdo ditė futen me shumicė nga Kosova nė tregun shqiptar. Mesatarisht ēdo ditė futen nga Kosova nė Shqipėri mbi 30 mjete me mallra tė ndryshėm ushqimorė drejt tregut shqiptar.

"Ēdo ngarkesė me mallra ushqimore qė futet nė territorin shqiptar kontrollohet nga inspektorėt tanė qė janė tė pranishėm nė mjediset e doganės gjatė 24 orėve", thotė Myftari. Sipas tij, "...gjatė periudhės Janar - Prill janė asgjėsuar mbi 5 kv mallra ushqimore tė skaduara, nga rreth 3,5 kv mallra tė asgjėsuara gjatė sė njėjtės periudhė tė vitit tė kaluar. Rritja e sasisė sė mallrave tė asgjėsuara, ėshtė tregues i rritjes sė cilėsisė sė kontrollit, gjė qė ka sjellė qė gjatė 10 ditėshit tė parė tė muajit maj tė mos shėnohet asnjė rast i ardhjes sė mallrave afėr afatit tė skadencės", saktėsoi ai.

Sipas tij, "...njė gjė e tillė ėshtė rrjedhojė dhe e bashkėpunimit me strukturat e kontrollit tė mallrave ushqimore nė doganėn e Vėrmicės (Kosovė). Bashkėpunimi i dyanshėm ka sjellė edhe mirėkuptimin e vetė tregtarėve e drejtuesve tė mjeteve, gjė qė ėshtė me pėrfitim tė dyanshėm, edhe pėr drejtuesit e mjeteve edhe pėr punonjėsit kontrollorė".

Nė doganėn e Morinit janė 6 inspektorė, prej tė cilėve 2 veterinerė, 2 teknologė dhe 2 agronomė pėr kontrollin gjatė 24 orėve tė mallrave ushqimore qė lėvizin nė tė dy anėt e kufirit.

HermesNews - ©2013