Video

13/05/2013 10:07:53

Paris-Berlin, marėveshje kundėr papunėsisė sė tė rinjve

Plani i pėrbashkėt europian pėr shkak tė mungesės sė kreditimit pėr ndėrmarrjet dhe kompanitė qė punėsojnė tė rinjtė






BERLIN - Parisi dhe Berlini do paraqesin nė fund tė kėtij muaji njė plan pėrbashkėt lidhur me luftėn kundėr papunėsisės sė tė rinjve qė po pėrhapet nė tė gjithė Europėn, nga mungesa e kreditimit pėr ndėrmarrjet dhe kompanitė qė punėsojnė kryesisht tė rinjtė, njoftonte sot gazeta gjermane Rheinische Post.

Iniciativa e pėrabashkėt e ministrit francez tė Punėsimit, Michel Sapin dhe e homologes sė tij gjermane, Ursula von der Leyen, e emėrtuar "New Deal for Europe" (Marrėveshje e re pėr Europėn) nė referencė tė "New Deal" (Marrėveshja e Re) e vitit 1933, e presidentit amerikan tė asaj kohe Franklin Delano Roosevelt, pritet tė paraqitet gjatė njė konference tė organizuar nė Paris, mė 28 maj, nga investitori dhe filantropisti gjermano-amerikan Nicolas Berggruen, sipas tė pėrditshmes.

Ministrat e Financave tė Francės dhe Gjermanisė, Pierre Moscovici dhe Wolfgang Schäuble, "do tė jenė po ashtu pjesė e iniciativės", theksonte gazeta, qė i referohej ''burimeve tė afėrta me qeverinė dhe organizatorėt e konferencės".

HermesNews - ©2013