Video

11/05/2013 18:08:38

Vera nis me festen e midhjes

Midhja e liqenit tė Butrintit ėshtė njė produkt tipik qė rritet vetėm nė Sarandė, asaj i ėshtė kushtuar edhe festa dyditore






SARANDĖ - Midhja, e ashtuquajtura "Mbretėresha" e liqenit tė Butrintit, ka vėnė sot kurorė dhe ėshtė bėrė mbretėresha e tėrė qytetit tė turizmit. Me kėtė simbol ėshtė zgjuar mėngjesin e ditės sė shtunė Saranda dhe asaj i ėshtė dedikuar njė organizim i plotė promovues, shijues dhe argėtues.

Duke qenė se midhja e liqenit tė Butrintit ėshtė njė produkt tipik qė rritet vetėm nė Sarandė, asaj i ėshtė kushtuar edhe festa dyditore e inicuar nga bashkia e kėtij qyteti, duke e bėrė kėshtu edhe me njė festė lokale qytetin e turizmit.

Festa e Midhjes ėshtė kthyer ne njė mundėsi qė bizneset vendase tė promovojnė prodhimet e tyre. Nė shetitore janė instaluar tė paktėn 40 biznese, me tezgat e tyre, qė kanė servirur mėnyra tė ndryshme tė gatimit tė midhjes. Njė povion tė posaēėm ka patur edhe shkolae e mesme e Hoteleri- Turizmit.

Kryetari i bashkisė, Stefan Ēipa, e ka ēelur festėn nga skena e hapur e bar-lulishte "Butrinti", ku ėshtė dhėnė edhe njė spektakėl. "Pėr herė tė parė kėtė pranverė Saranda dhe miqtė e shumtė tė saj, e kthejnė midhjen, produktin e rrallė tė ujėrave tona, nė simbol tė njė feste mbarėpopullore, qė organizohet nga Bashkia e qytetit buzė shetitores sonė tė bukur dhe duam t’ia dhurojėm qytetit si njė festė tė pėrvitshme", pohoi Ēipa.

Festa e Midhjes nė Sarandė ka vazhduar gjatė gjithė natės sė tė shtunės duke dhėnė mundėsi pėr tė promovuar dhe provuar shijen e gatimit tė midhjes nė disa receta.

Nata ėshtė kaluar me spektakle rinore mjaft argėtuese pėr masėn e rinisė, pėrmės koncerteve, skena e tė cilave ishte nė rėrėn e Plazhit "Rinia". Festa vazhdon edhe gjatė ditės sė diele, me pjesėmarrjen e kryetarėve tė bashkive nga disa qytete tė vendit, nga komuna e Suharekės e Gjilanit, si dhe nga bashkia e Korfuzit, me tė cilat Saranda ėshtė binjakzuar.

HermesNews - ©2013