Video

11/05/2013 11:44:45

Richard Kay: Pėrse Bleona cmendet pas princit Harry

Kėngėtarja shqiptare Bleona Qereti duket sikur ka hedhur sytė edhe nga princi Harry i Anglisė






NEW YORK - Kėngėtarja shqiptare Bleona Qereti, 33 vjecare, e cila numėron si miq tė saj princin Albert tė Monakos dhe stilistin e famshėm Roberto Kavalli, duket sikur ka hedhur sytė edhe nga princi Harry i Anglisė.

Miku i saj, Donald Trump, tregoi se ajo ishte njeriu mė i famshėm shqiptar qė kishte takuar ndonjėherė kur e takoi pėr herė tė parė para pesė vitesh. Bleona ėshtė nė vizitė nė Londėr dhe ėshtė e gatshme tė bėjė hapat e para drejt familjes mbretėrore.

“Princi Harry dhe unė kemi shumė miq tė pėrbashkėt dhe ato mė kanė treguar shumė pėr atė, prandaj do isha e lumtur ta takoja”- u shpreh Bleona qė ėshtė gati tė nxjerrė nė treg muajin tjetėr kėngėn “Take it like a man” .

Ajo ka thėnė se princi Harry ėshtė shumė i bukur dhe mjaft “Wild”, natyrisht ai ėshtė njė princ dhe nuk mund ti bėjė disa gjėra, por nė fund tė ditės ne jemi tė gjithė njerėz dhe mė pėlqen fakti qė ai argėtohet dhe duket si njė njeri normal. Cfarė rėndėsie ka tė qenit njė princ nėse nuk mund tė jesh vetvetja ?!

Daniela Vathi