Video

10/05/2013 15:27:15

KE nxjerr tė jashtėligjshme farat dhe bimėt e pa miratuara

Njė ligj i ri konsideron tė jashteligjshėm kultivimin e perimeve tė pa kontrolluara






HermesNews - Njė ligj i ri i Komisionit Europian konsideron tė jashteligjshėm kultivimin, riprodhimin dhe shitjen e perimeve qė nuk janė analizuar dhe pranuar nga njė burokraci e re europiane e quajtur “ Agjencia europiane e shumėllojshmėrisė sė bimėve”. Nėse njė fshatar do tė mbillte nė kopshtin e tij bimė me fara tė pa miratuara, sipas kėtij ligji, do tė konsideroj si njė kriminel. Teksti i projekt ligjit ka pėsuar ndryshime tė shumta pėr shkak tė protestave tė shoqatave tė fermerėve.

“Ky ligj parandalon menjėherė kultivimin e llojeve tė ndryshme bimore nga fermerė tė vegjėl, fermerė organik ose fermerė qė veprojnė nė shkallė tė vogėl” – ka thėnė Ben Gabel, kultivues perimesh dhe drejtor i “The Real Seed Catalogue”. Ai u shpreh mė tutje se fermerėt e vegjėl kanė nevoja shumė tė ndryshme nga kompanitė e mėdhaja ndėrkombėtare, pėr shembull nuk pėrdorin makinat ose nuk u pėlqen pėrdorimi i lėndėve kimike tė forta. Nuk ėshtė e mundur tė regjistrohet cilat janė llojet e pėrshtatshme pėr njė kopėsht tė vogėl sepse nuk u pėrgjigjen kėrkesave tė larta tė “Plant Variety Agency”, e cila merret me aprovimin e llojeve tė farave qė pėrdorin fermerėt industrial.

Daniela Vathi