Video

09/05/2013 17:45:51

Nasa: shpėrthimi mė i fuqishėm i rrezeve gama gjer mė sot

Shpėrthimi yjor mė i fuqishėm dhe mė i gjatė qė ėshtė parė deri tani






HermesNews - Dy teleskopė hapesinor tė NASA-s kanė zbuluar shpėrthimin mė tė madh yjor tė parė deri tani, njė ngjarje kozmike nė njė distancė prej 3.6 miliard vite drite nga Toka, i quajtur nga shkencėtarėt "eye-wateringly bright" falė ndricimit tė madh qė e karakterizon.

Me 27 prill, teleskopėt e NASA-s Swift dhe Fermi Gamma-ray Space Telescope regjistruan njė pėrhapje tė gjerė tė rrezeve gama, qė vinte ndoshta si rrejdhim i njė shpėrthimi tė madh yjor.

Shpėrthimi zgjati mjaftueshėm saqė shumė teleskope nga Toka arritėn ta kapnin ndėrkohė qė vėzhgimet hapėsinore vazhdonin ende. Njė nga rrezet gama tė leshuara nga shpėrthimi, e vėzhguar nė plejadėn e Luanit, ka qenė tre herė mė energjik se cdo rreze gama tjetėr e regjistruar gjer tani.
Rrezja nė fjalė mori emrin GRB 130427° dhe konsiderohet si rrezja mė e gjatė deri tani, zgjatja e sė cilės vazhdoi pėr njė ditė tė tėrė.

Sipas studiueseve tė NASA-s pjesa mė e madhe e rrezeve gama pėrhapen kur njė yll me dimensione tė mėdha, nė mungesė tė karburantit bėrthamor, pėsojnė njė kolaps nė vetvete. Kur bėrthama shembet nė njė vrimė tė zezė, lėshohen materiale jashtė qė pėrhapen me shpejtėsinė e dritės.

Ky shpėrthim i rrezeve gama ka ndodhur me njė afėrsi 5% mė shumė se tė tjerėt pranė Tokės. Tani fillon kėrkimi i supernovės nė zonėn e shpėrthimit, e cila do ti lejojė shkencėtarėt tė arrijnė nė origjinėn e GRB 130427°.

Daniela Vathi