Video

09/05/2013 05:23:56

Gjermani. Tortura neper burgje

Minorenet te torturuar fizikisht dhe psikologjikisht





GJERMANI- Gazeta gjermane Die Bild rrefen momente teper te renda ne lidhje me trajtimin e te denuarve ne burgjet minorene ne Gjermani. Ja se cfare ka ndodhur konkretisht.

Dhuna ne burgje
“Dhuna ne burgjet e minoreneve gjermane eshte ceshtje e dites”, shkruan Die Bild. Universiteti i Kelnit ka intervsituar disa qindra te denuar nga mosha 15 deri ne 24 vjec. Te gjithe kane deklaruar se kane qene personalisht pjese e dhunes ne burgun ku ndodhen.

Mbi 70 per qind e te intervistuarve kane deklaruar se kane perjetuar te pakten nje here te vetme terrorin psikologjik dhe atje fizik. Madje ka patur sinjalizime edhe per abuzime seksuale. “Dhuna ne brendesi te burgjeve eshte nje ceshtje teper e dhimbshme”, deklaron Frank Neubacher, nga Universiteti i Kelnit.

Deshmita
Minorenet perfundojne ne burg per shkak te dhunes apo edhe vjedhjeve qe kryejne. “Dhuna nuk eshte e perhapur por kuptohet shume shpejt”, ka shtuar Neubacher. Profesori jep edhe shembuj te keqinj si “te denuarit jane te detyruar te kercejne lakuriq per ore te tera, te hane ate qe kane vjelle apo edhe te goditen me shkop”.

Sigurisht qe ka pergjegjes te cilet lejojne apo ushtrojne kete dhune te patolerueshme. “85 per qind e te intervistuarve deklarojne se kane qene nen trysnine psikologjike, ndersa 45 per qind theksojne se kane ndihmuar me c’kane mundur te tjeret pas dhunes fizike qe u eshte ushtruar”. Ceshtja eshte teper delikate pasi abuzimet vijne te sinjalizuara jo nga ana e drejtuesve te burgjeve. Por cila eshte zgjidhja? Neubacher jep nje propozim: “Burgu nuk mund te jete zgjidhja perfundimtare. Programet edukative jane me te mirat”.

Edison Myrteza