Video

08/05/2013 16:19:12

Bumēi, ngjarja e shėmtuar: Velaj, nuk ka patuar asnjė incident

Rama refozoi tė japė shpjegime rreth ngjarjes






TIRANĖ - Ministri i Jashtėm, Aldo Bumēi, e cilėsoi "njė ngjarje tė rėndė dhe tė paprecedentė qė dėmton imazhin e vendit", incidentin e ndodhur mė 24 prill nė Akademinė e Vjenės, mes kryetarit tė PS-sė, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar, Egin Ceka.

I thirrur nga komisioni parlamentar, Bumēi tha se,"Ngjarja, ėshtė akoma mė e rėndė pasi nė tė ėshtė pėrfshirė kryetari i opozitės, i cili ka ushtruar dhunė mbi diplomatin shqiptar. Ngjarja ėshtė e paprecedentė dhe ka dėmtuar rėndė imazhin e Shqipėrisė", theksoi ministri i Jashtėm.

Ai vlerėsoi figurėn e diplomatit Egin Ceka, i cili tha ai do i bėnte nder ēdo trupe diplomatike tė ēdo vendi europian.

Nė mbledhjen e sotme tė komisionit hetimor dha versionin e tij pėr incidentin e 24 prillit edhe njė nga organizatorėt e takimit nė Vjenė, artisti Fate Velaj. Sipas tij, nė Akademinė e Vjenės nuk ka pasur asnjė incident mes diplomatit Ceka e kryetarit tė PS-sė, Rama.

"Takimi ishte mėse korrekt dhe normal dhe nuk ka pasur incident. Akademia Diplomatike ka deklaruar se nuk ka pasur incident dhe atėherė jeni ju qė po prishni imazhin", iu drejtua ai anėtarėve tė komisionit hetimor.

Komisioni pėr hetimin e fakteve dhe pėrgjegjėsive pėr incidentin e ndodhur nė Akademinė e Vjenės, mes z. Rama dhe diplomatit Ceka, u mblodh tė mėrkurėn pėr tė dėgjuar dėshmitė e dy protagonistėve tė kėsaj ngjarje.

Mbledhja nisi me dėshminė e diplomatit shqiptar, i cili pasi pėrshkroi me hollėsi dinamikėn e incidentit dhe rrethanat si u zhvillua ai, deklaroi dorėheqjen e parevokueshme nga detyra e nėpunėsit diplomatik nė Vjenė.

Nė seancėn e sotme dėgjimore dėshmoi dhe ambasadori shqiptar nė Vjenė Vili Minarolli. Ndėrsa kryetari i PS, Edi Rama, nuk u paraqit nė komision, pasi refuzoi tė japė shpjegime rreth ngjarjes.

HermesNews - ©2013