Video

08/05/2013 10:49:45

Protesta e grave pėr listat 'diskriminuese' tė zgjedhjeve

Shoqatat protestojnė pėr numrin e pakėt tė grave nė listat e votimit






DURRES - Shoqata e Grave me Probleme Sociale me qendėr nė Durrės ka reaguar sot lidhur me numrin e ulėt tė vajzave dhe grave, tė pranishme nė listat e koalicioneve dhe partive qė do tė garojnė nė zgjedhjet e 23 qershorit. Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, drejtuesit e shoqatės bėjnė me dije se pėrfaqėsimi i ulėt i grave pėrbėn njė regres nė pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr tė emancipuar politikėn dhe pėr tė shfrytėzuar potencialet e mėdha profesionale, njerėzore dhe politike qė gratė zotėrojnė.

"Nga shqyrtimi i listave pėrfundimtare tė kandidatėve nė qarkun e Durrėsit, vėmė re qė ka munguar vullneti politik pėr tė zbatuar kuotėn e parashikuar nė ligj mbi pėrfaqėsimin gjinor tė kandidateve, jo vetėm nė drejtim tė numrit tė grave, por edhe renditjes sė tyre nė lista", nėnvizon njoftimi i shpėrndarė sot pėr mediat nė Durrės. Diskriminimi gjinor qė bėhet nė kėtė rast, reflekton ngėrēin e njė politike qė nuk di tė kapėrcejė vetveten, tė zbatojė ligjet, tė respektojė demokracinė dhe tė aplikojė mundėsi tė barabarta pėrtej gjinisė, nė funksion tė interesit publik, nėnvizon Shoqata e Grave me Probleme Sociale.

Nė listėn e paraqitur nga PD nė qarkun e Durrėsit konkurojnė 4 kandidate gra dhe vajza, ndėr 14 kandidatura, ndėrsa nė listat e PS janė vetėm dy. Kodi Zgjedhor parashikon pėrfaqėsimin me 30 pėr qind tė grave dhe vajzave.

HermesNews - ©2013