Video

08/05/2013 02:54:50

Leter drejtuar Presidentit Nishani

Peticion per ndertimin e rruges se Arberit





ANGLI- I nderur Presidenti i vendit Bujar Nishani!

I shqetėsuar pėr prapambetjen e krahinės sė Dibrės, prapambetje qė ka si burim edhe rrugėn aktuale torturuese Tiranė - Dibėr, mė 18 Mars 2013 nisa njė peticion online. Peticioni mund tė nėnshkruhet edhe nė formular, pėrgatitur nė pėrputhje me ligjet e shtetit shqiptar, pėr ata qė nuk kanė mundėsi ta bėjnė kėtė gjė online. Nėpėrmjet kėtij peticionit do t’i kėrkohet Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė, qė do tė dalė nga zgjedhjet e qershorit 2013, pėrfundimi i Rrugės sė Arbėrit sa mė shpejt dhe me cilėsi, nė pėrputhje tė plotė me standardet ndėrkombėtare.

Deri tani peticioni online ėshtė nėnshkruar nga mbi 2000 vetė dhe ėshtė pėrkrahur apo pėrcjellė gjerėsisht nga mediat nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni dhe Diasporė:. Unė nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Pėrkundrazi, unė mendoj se intelektualėt duhet tė bashkėpunojnė nė mėnyrė transparente dhe konstruktive me qeveri qė rezultojnė nga zgjedhje demokratike apo forca politike, qė pėr qėllim parėsor, kanė mbrojtjen e interesave tė vendit dhe zhvillimin e tij.

Shpreh bindjen se Ju gjithmonė e keni pėrkrahur ndėrtimin e Rrugės sė Arbėrit. Megjithatė, nėpėrmjet kėsaj letre tė hapur do t’ju lutesha qė, ashtu si nėnshkruesit e shumtė shqiptarė dhe tė huaj nga tė katėr anėt e globit, edhe Ju ta dėshmoni kėtė pėrkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.

Po kėshtu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmėrinė e pėrfundimit tė kėtij projekti jo vetėm nė kuadrin e rolit pozitiv qė do tė ketė pėr Dibrėn dhe dibranėt, por edhe pėr kontributin e madh qė Rruga e Arbėrit, kjo nyje e rėndėsishme infrastrukturore nė Ballkan, do tė luajė pėr tė sjellė shqiptarėt mė pranė jo vetėm me njėri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbėrit ėshtė njė investim i pallogaritshėm pėr integrimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė dhe Ballkanit nė Evropė.

Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do tė pėrdoret nga asnjė institucion shtetėror apo forcė politike para dhe pas zgjedhjeve tė qershorit. Unė do t’ju jem mirėnjohės pėr ēdo pėrkrahje qė mund t’i jepni peticionit, i cili do tė mbyllet vetėm kur tė inaugurohet rruga Tiranė - Dibėr.

Me shpresė se do tė mė mirėkuptoni dhe do ta pėrkrahni peticionin,

Miqėsisht,
Gėzim Alpion (Dr)
Birmingham, Angli

HermesNews-©2013