Video

07/05/2013 20:54:40

Pėr amerikanėt ka rėndėsi proēesi i zgjedhjeve

Shtetet e Bashkuara ndajnė mendimin e Komisionit Europian se zgjedhjet e 23 qershorit do tė jenė njė provė kritike pėr gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr statusin e kandidatit tė Bashkimit Europian






TIRANE - Komisioni amerikan i Helsinkit mbajti njė seancė pėr Shqipėrinė tė Hėnėn, ku njė nga temat mė tė debatuara ishte ajo e Komisionit qendror tė zgjedhjeve. Zv.ndihmės sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker tha se, Shtetet e Bashkuara ndajnė mendimin e Komisionit Europian se zgjedhjet e 23 qershorit do tė jenė njė provė kritike pėr gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr statusin e kandidatit tė Bashkimit Europian. "SHBA dhe partnerėt tanė europianė, kanė theksuar se demokracia nuk ka tė bėjė vetėm me faktin se kush i fitoi njė palė zgjedhje dhe kush i humbi. Edhe procesi demokratik ka rėndėsi." Reeker tha se KQZ-ja nuk duhet tė bėhet objekt ndėrhyrjeje i asnjė individi, partie politike, apo institucioni, pėrfshirė Parlamentin.



HermesNews - ©2013